[email protected]
Pretendimi se kanë vdekur 10 shqiptarë nga një tornado në Gjermani, nuk është i vërtetë 
shape
shape
shape

Një llogari në TikTok ka publikuar me 24 nëntor një video-material ku shihen pamje nga goditja e një  tornado.

Nëpërmjet këtij video-materiali pretendohet se ngjarja ka ndodhur në Gjermani dhe se nga kjo tornado kanë mbetur të vdekur 10 shqiptarë.

Pas hulumtimeve të kryera nga hibrid.info, ky pretendim i paraqitur në video rezulton të jetë i pavërtetë.


Vegëza e video-materialit të publikuar në Tiktok, nga llogaria “l0lito.o”:


Ndonëse pas kërkimeve në platformat digjitale (makina kërkimi, media sociale) nuk është  gjetur ndonjë  përmbajtje nga burime kredibile, hibrid.info ka gjetur përmbajtje të ndryshme me video-materialin e njëjtë, që aludojnë se kjo tornado ka goditur lokacione të ndryshme, por që në asnjëren prej tyre nuk thuhet se kjo tornado ka ndodhur në Gjermani. (këtu, këtu dhe këtu)


Edhe pas kërkimit të thellë në makinën e kërkimit “Google” në gjuhën shqipe apo gjuhën angleze për ndonjë raportim nga tornado të mundshëm kohëve të fundit në Gjermani, nuk është shfaqur ndonjë artikull i ditëve të fundit. (këtu dhe këtu)


Analiza:

Bazuar në verifikimin e fakteve, është vërtetuar se pretendimi se 10 shqiptarë kanë mbetur të vdekur nga një tornado në Gjermani, nuk qëndron.

Një pretendim i tillë nuk është gjetur i publikuar në asnjë medium online, si në gjuhën angleze ashtu edhe në atë shqipe.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others