Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Abazi nuk ka sharë e fyer mediat siç pretendohet

HIBRID

Portali “periskopi.com” ka publikuar një artikull me titull “Haki Abazi shan e ofendon rëndë pas lajmit për lidhjen intime me gruan e qytetarit”.

Titulli i këtij artikulli nuk përputhet me përmbajtjen e tekstit. Periskopi.com ka marrë postimin e Haki Abazit në Facebook, i cili ka reaguar lidhur me publikimin e disa dokumenteve ku raportohej se kishte pasur lidhje intime me gruan e një qytetari të Kosovës, të cilat i ka publikuar ditë më parë portali “sinjali.com”.

Megjithatë, në artikull u përmend termi sharje e ofendim, por siç mund të vërehet në reagimin e Abazit ndaj artikullit të botuar në portalin “Sinjali.com”, nuk është përdorur ndonjë shprehje që mund të vlerësohet si sharje apo ofendim i rëndë, siç pretendohet në artikullin e publikuar nga “Periskopi.com”.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Periskopi.com”:


Abazi në profilin e tij zyrtar në Facebook ka reaguar ndaj portalit “Sinjali.com”, duke e quajtur atë si portal shantazhues, i cili sipas tij, ka krijuar një tregim të rrejshëm e denigrues me qëllim të dëmtimit të personit dhe kredibilitetit.

Postimi i plotë i Abazit në profilin e tij zyrtar në Facebook:

https://www.facebook.com/haki.abazi/posts/10157730054900718

Krejt kjo nisi me datë 12 shkurt, kur portali “Sinjali.com” publikoi artikullin me titull “Ekskluzive: E zbuloi që gruaja e tradhtoi me ish-zv/kryeministrin Haki Abazi, i shkoi në shtëpi për t’i kërkuar llogari dhe përfundoi si i dyshuar në polici”.


Analiza:

Portali “Periskopi.com” ka përdorur statusin me reagimin e Abazit në Facebook, i cili e ka quajtur portalin “Sinjali.com” shantazhues dhe se po tenton që të dëmtoj procesin zgjedhor dhe të ndryshojë mendimin e votuesve. Por siç mund të vërehet, ish-zëvendëskryeministri i Kosovës asnjëherë nuk ka sharë apo ofenduar siç pretendohet në titullin e artikullit të publikuar nga “Periskopi.com”.

Sipas fjalorit të shprehjeve shqipe, shprehja sharje përdoret kur një person i drejtohet dikujt me fjalë të rënda fyese dhe të ulëta. Edhe shprehja ofendim nënkupton kur një person i drejtohet dikujt me fjalë fyese.

https://fjalorthi.com/shaj?fbclid=IwAR3CXKPYarezEG74qh7RzyXYbdI4BdmAjGbqqU_Qj8rPrfEQEVBIb2MI-d8

https://sq.wiktionary.org/wiki/ofendim?fbclid=IwAR2jgBnfqFp2imovSreVW9uetp1UJhEuKLu-QEVbGOfFLI0FiU65D3Mu2cs

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që artikulli i publikuar nga “Periskopi.com” hyn në kategoritë si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Vlerësimin si “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.


Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere