Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,…
[ ARTIKULLI ]

Erdogan nuk ka thënë se “është rritur me shqiptarë”

HIBRID

Një artikull me titull “Erdogan: Une jam rritur me shqiptarë myslimanë dhe ata janë vëllezërit tanë” është publikuar nga portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “Specialja.com”.

Ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të sajuar, dhe duket se është publikuar qëllimshëm për të tërhequr lexues. Pas kërkimit të bërë nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë deklaratë e tillë e presidentit të Turqisë që thotë se jam rritur me shqiptarë myslimanë.

Teksti origjinal i publikuar nga Specialja.com:

Erdogan: Une jam rritur me shqiptarë myslimanë dhe ata janë vëllezërit tanë

Recep Tayyip Erdoğan presidenti turk kishte deklaruar para një kohë respektin që ai ka për popullin shqiptar.

Presidenti i Turqisë madje i quan shqiptarët vëllezër, shkruan Albaninan Neës”Në lagjen ku unë jetoja si fëmijë kishim shumë fqinjë vëllezër shqiptarë, me ata luanim dhe me ta jemi rritur. Në lagje e kishim një hallë shqiptare dhe mund të them që në duartë e saj jam rritur. / Hap marketingun 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive.

Vegëza e artikullit të botuar në Specialja.com:

https://specialja.com/2020/10/10/erdogan-une-jam-rritur-me-shqiptare-myslimane-dhe-ata-jane-vellezerit-tane/?fbclid=IwAR2DUR2sdsSoYEazVRUAjkNeIYkXmZZxV1QeHweOPq-CsNBep-2ePhXB_xM


Analiza:

Ky artikull është komplet i sajuar, dhe nuk ka asnjë bazë referuese. Ky shkrim kategorizohet si “Lajm i rremë” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere