Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

PËRMBAJTJE E PAVERIFIKUAR

Pas verifikimit të fakteve të kryer online, u vërtetua se ky pretendim nuk ofron burim apo referencë.

Çmimet e ujit të ambalazhuar janë rritur deri në 40% në muajin e fundit”, mban përshkrimin një postim i publikuar më 10 prill në Facebook nga faqja zyrtare e portalit informativ “Kosovapost.net”.

Çka nuk shkon me këtë pretendim?

Pas verifikimit të fakteve të kryer online, hibrid.info ka vërtetuar se ky pretendim nuk ofron burim apo referencë.


Në postimin e publikuar nga faqja “Kosovapost.net” nuk paraqitet artikull që do të mbështeste pretendimin e bërë (shih këtu).

Hibrid.info ka kërkuar në ueb-faqen zyrtare të portalit Kosovapost.net, përmes funksionit “search” (kërko), duke përdorur titullin “Çmimet e ujit të ambalazhuar janë rritur deri në 40% në muajin e fundit”, por nuk është gjetur asnjë artikull i publikuar me këtë përmbajtje (shih këtu).

Pra, ky pretendim është publikuar vetëm si postim në faqen zyrtare të këtij mediumi në Facebook.


Edhe pas kërkimit në “Google”, nuk shfaqet një informacion i tillë i publikuar nga ndonjë burim kredibil. Krejt çka shfaqet pas këtij kërkimi është postimi i faqes “Kosovapost.net” në Facebook (shih këtu).

Për më tepër, në këtë postim nuk jepet asnjë informacion mbi burimin e të dhënave apo bazën e këtij pretendimi.

As “Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), Mars 2026”, i publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, nuk tregon se ka pasur shtrenjtim të tillë (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se çmimet e ujit të ambalazhuar janë rritur deri në 40% gjatë muajit të fundit nuk mbështetet nga asnjë burim i verifikueshëm.

Ky informacion është publikuar vetëm si postim në Facebook nga portali informativ “KosovaPost.net”, pa u shoqëruar me artikull apo referencë, ndërsa kërkimet online nuk ofrojnë asnjë raportim nga burime kredibile që e konfirmon atë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “përmbajtje e paverifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere