Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Vetura e djegur nuk i përket kandidatit për kryertar të Zveçanit

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

U raportua për një rast të djegies së veturës së kandidatit për kryetar të Komunës së Zveçanit.

Artikulli me këtë pretendim u publikua të premten (22 gusht) nga portalet informative “Indeksonline.net” dhe “Demokracia.com”.

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve, u vërtetua se pretendimi është i pasaktë. Vetura e djegur i përket Çaslav Sofronijeviqit, këshilltarit të ish-Kryetarit të Zveçanit nga Lista Serbe, Dragisha Miloviq.


Pas hulumtimit të kryer online, hibrid.info gjeti artikullin e publikuar në portalin informativ “teve1.info”, ku sqarohet se bëhet fjalë për veturën e Sofronijeviqit. (këtu)

Po ashtu, ai ka folur lidhur me këtë rast për portalin online në gjuhën serbe, “Kosovo-Onlinecom”. (këtu)

“Që nga momenti kur Lista Serbe publikoi listën e saj të kandidatëve për asamblenë komunale, në të cilën jam edhe unë, kanë filluar të qarkullojnë tregime të ndryshme në rrjetet sociale. As unë, e as familja ime nuk kemi asnjë lidhje me to. Si epilog i gjithë kësaj, ndodhi ajo që ndodhi sonte. Jam i bindur se kjo është një sulm ndaj meje dhe familjes sime, pas të cilit qëndrojnë individë që nuk dalin para popullit, por në errësirë përpiqen të shkaktojnë dëm dhe dhimbje, si për mua, ashtu edhe për popullin tonë. Unë qëndroj fort pas politikës që ndjek Lista Serbe dhe jam i bindur se ky është i vetmi rrugëtim i drejtë për të mirën e popullit tonë në hapësirën e Kosovës dhe Metohisë”, deklaroi Sofronijeviq për Kosovo-online.com.

Çka thanë nga Policia e Kosovës për këtë rast?

Shefi i njësisë së planifikimit dhe vlerësimit operacional në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut, Erduan Baliqi, tha për Kosovo-online.com se shkaku i zjarrit ishte një mosfunksionim në instalimet elektrike të automjetit.

“Bazuar në informacionet dhe provat fillestare deri më tani, dyshojmë se zjarri është shkaktuar vetëm nga instalimet elektrike”, tha ai duke shtuar se nuk ka të dyshuar për momentin dhe se hetimi po vazhdon në përputhje me ligjin dhe procedurat e përcaktuara.


Më 15 gusht u raportua se Lista Serbe prezantoi kandidatët për kryetarë komunash, e që Dragisha Miloviq u bë e ditur se do të kandidojë përsëri për kryetar të Zveçanit.

Megjithatë, të enjten (21 gusht) gjatë një mbledhjeje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Rekomandimi për certifikimin e Listës Serbe i mori vetëm 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime.


Analiza:

Më 22 gusht u raportua nga disa portale në shqip se ishte djegur vetura e kandidatit për kryetar të Komunës së Zveçanit. Pas verifikimit, rezultoi se vetura e djegur i përkiste Çaslav Sofronijeviqit, këshilltar i ish-kryetarit të Zveçanit nga Lista Serbe, Dragisha Miloviq.

Sofronijeviq deklaroi se djegien e sheh si sulm ndaj tij dhe familjes së tij, ndërsa qëndron pas politikës së Listës Serbe. Megjithatë, Policia e Kosovës sqaroi se bazuar në informacionet dhe provat fillestare, zjarri ka qenë pasojë e një defekti në instalimet elektrike të automjetit dhe se nuk ka të dyshuar në lidhje me rastin.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson si “Përmbajtje të paverifikuar” artikullin e publikuar në “Indeksonline.net” dhe “Demokracia.com”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere