Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Video e Dubait e publikuar si sulm iranian është e vjetër nga 2015

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Më 1 mars, “TopChannel” në llogarinë e vet në Facebook publikoi një video ku shihej një ndërtesë duke u djegur. Video është publikuar me mbishkrimin:

“Situata në Dubai është përkeqësuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit në një përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme, ku forcat e Gardës Revolucionare të Iranit kanë lansuar një valë raketash dhe dronësh drejt vendeve të Gjirit Persik si hakmarrje për vrasjen e liderit suprem Ali Khamenei nga sulmet amerikano-izraelite. Këtë të diel një qiellgërvishtës në Dubai është përfshirë nga flakët pas sulmit nga një dron iranian”. (këtu)

Nëpërmjet videos pretendohet djegia e një ndërtese në Dubai pas sulmit nga një dron iranian.

Pas verifikimit të fakteve nga Hibrid.info, u konstatua se video nuk ka lidhje me luftën e fundit Izrael/SHBA-Iran.

Çfarë dihet lidhur me këtë video?

Pas sulmit të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, i cili filloi më 28 shkurt, u raportua se Irani kishte shënjestruar bazat amerikane në Lindjen e Mesme. Një video e shpërndarë në mediat sociale dyshohej se tregonte momente nga një operacion në një ndërtesë në Dubai.

Megjithatë, rezultatet e kërkimit të imazheve tregojnë se videoja shfaq zjarrin që ndodhi më 1 tetor 2015, në një rezidencë në Rrugën King Faisal në Sharjah, Emiratet e Bashkuara Arabe. (këtu)

Ekzistojnë gjithashtu raportime lajmesh dhe video nga këndvështrime të ndryshme që lidhen me incidentin e datës 1 tetor 2015. (këtu)

Pra, video nuk është aktuale dhe nuk ka të bëjë me sulmet Izrael/SHBA – Iran.


Analiza:

Një video e publikuar nga “TopChannel” më 1 mars pretendon për një ndërtesë në Dubai që digjet pas sulmit nga një dron iranian si hakmarrje për sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit.

Megjithatë, videoja daton nga 1 tetori 2015 në një rezidencë në Rrugën King Faisal, Sharjah, Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe nuk lidhet me sulmet e fundit SHBA-Izrael ndaj Iranit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “përmbajtje e paverifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere