Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet pa fakte se shqiptarët plaçkitën shtëpinë e një familjeje serbe në Fushë Kosovë

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

TEORI KONSPIRATIVE

Nuk ka fakte se shqiptarët plaçkitën shtëpinë e një familjeje serbe në Fushë Kosovë, dhe se sulmi ishte i motivuar etnikisht.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë (ZKQS) raportoi se në Fushë Kosovë është thyer shtëpia e pensionistëve Jordan dhe Slobodanka Ristiq, duke pretenduar se kryerësit janë shqiptarë. Po ashtu, u pretendua se rasti ka motiv etnik.

Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, rezulton se në këtë pretendim nuk është paraqitur asnjë dëshmi apo fakt që vërteton se kryerësit e veprës janë shqiptarë.


Në raportimin e saj, ZKQS nuk ka ofruar prova që do të mbështesnin pretendimet për përkatësinë etnike apo motivin etnik të incidentit.

Njoftimi i ZKQS-së u publikua edhe nga ueb-faqja zyrtare e Qeverisë së Serbisë, e portalet në serbisht si “rts.rs”, “novosti.rs” e “kosovo-online.com”.


Pjesë nga raportimi i ZKQS-së, i përkthyer në shqip:

Në Fushë Kosovë, sot është thyer shtëpia e pensionistëve Jordan dhe Slobodanka Ristiq, një prej familjeve të pakta serbe që kanë mbetur të jetojnë në këtë qytet. Bëhet fjalë për një incident të ri të motivuar etnikisht nga shqiptarët, ndërsa pothuajse nuk kalon ditë pa u shënuar ndonjë sulm i ri ndaj serbëve, veçanërisht në jug të lumit Ibër.

Pavarësisht presionit, familja Ristiq nuk u largua nga Fushë Kosova dhe as nuk e shiti pronën e saj, por qëndroi të jetonte këtu e rrethuar nga shqiptarë.

Kur sot u kthyen në shtëpinë e tyre nga vizita te vajza, e gjetën banesën të plaçkitur dhe të përmbysur, nga e cila ishin marrë gjërat e shtëpisë, televizori, madje edhe rubinetat ishin nxjerrë nga muri.

Fakti që sulme të tilla mbeten të pazbardhura dhe të pandëshkuara vetëm nxit incidente dhe ekstremistë të rinj, duke treguar se nuk ekziston një synim i vërtetë i Prishtinës për ndërtimin e një bashkëjetese të qëndrueshme.


Edhe pse në këtë raportim nuk thuhet nëse rasti është paraqitur në polici, hibrid.info ka kontrolluar raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës për të verifikuar nëse ngjarja është raportuar zyrtarisht.

Megjithatë, në raportin e publikuar më 6 maj, që përfshin ngjarjet e 5 majit (ditën kur rasti u raportua nga ZKQS), nuk figuron një rast i tillë (shih fotografinë më poshtë).


Analiza

U raportua se në Fushë Kosovë është thyer shtëpia e një familjeje serbe, duke pretenduar pa fakte se kryerësit janë shqiptarë dhe se rasti ka motiv etnik.

Pas verifikimit të fakteve, u vërtetua se në raportim nuk janë ofruar dëshmi për këto pretendime, ndërsa rasti nuk figuron as në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës për datën kur është raportuar ngjarja.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “teori konspirative”.

Arsyetimi

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato përmbajtje informative të cilat në vete përmbajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre përmbajtje është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere