Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet pa fakte se shqiptarët përdhosën varrezat në fshatin Skullan

HIBRID

*Artikulli nga mediumi në gjuhën serbe “Kurir.rs” u korrigjua pas trajtimit nga hibrid.info (shih këtu artikullin e korrigjuar)


Shkroi: Fatbardh Dema

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, përmes një njoftimi në ueb-faqen zyrtare, ka pretenduar se përdhosja e varrezave ortodokse në fshatin Skullan të Lipjanit është tregues i ekstremizmit shqiptar.

Në këtë njoftim, tutje thuhet se “Nuk ka dyshim se sulme të tilla të pakuptimta, përveç politikës së pandëshkueshmërisë, nxisin deklaratat dhe veprimet e papërgjegjshme të politikanëve nga Prishtina të cilët çdo ditë e shënjestrojnë popullin serb si një shënjestër legjitime, me qëllimin e vetëm për të dëbuar serbët nga atdheu i tyre shekullor”.

Çka nuk shkon me këtë pretendim?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, kjo zyrë përmes këtij njoftimi nuk ka ofruar asnjë fakt që do ta mbështeste pretendimin. Ndërsa, deri në shkrimin e këtij artikulli, nuk dihen kryerësit e kësaj vepre.

Po ashtu, fshati Skullan nuk i takon komunës së Lipjanit, por asaj të Graçanicës.


Hibrid.info ka gjetur edhe një video-material të publikuar në mediumin në gjuhën serbe “Kosovoonline.com”, në të cilën shihen pjesëtarë të Policisë së Kosovës (PK), të cilët ishin në vendngjarje. (shih këtu)

Mirëpo, në raportin 24 orësh të PK-së, ky rast nuk është i raportuar. (shih fotografinë më poshtë)


Në artikullin e publikuar në “Kosovoonline.com”, gjendet edhe një prononcim i Jovica Taliq, i cili thuhet se është vëllai i të ndjerit për të cilin pretendohet se i është përdhosur varri.

Ai në këtë deklaratë nuk ka përmendur etninë e kryerësve të kësaj vepre.

“Mbrëmë, kur po kthehesha nga Graçanica, rreth orës 18:00, gjithçka ishte në rregull, sepse varri shihej nga rruga dhe flamuri valëvitej. Këtë mëngjes, rreth orës 7:30, kushëriri im më telefonoi dhe më tha të shkoja në varreza. Kur mbërrita, çfarë pashë? Lule të shpërndara, flamurin e hequr, gardhin rreth varrit të shembur”, tha Taliq.

“Mund t’i shihni shenjat, në tokë pranë varrit dhe përreth. Kjo është e tmerrshme, jam i stresuar”, shtoi ai.


Njoftimi me pretendimin pa fakte se kjo vepër u krye nga shqiptarët, fillimisht u publikua nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Më pas, i njëjti pretendim u publikua po ashtu pa fakte edhe në disa media në gjuhën serbe si, “Kurir.rs”, “Insajder.net”, “N1info.rs”, “Blic.rs”, “Danas.rs” e “Telgraf.rs”.


Analiza:

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pretendoi pa fakte se përdhosja e varrezave ortodokse në fshatin Skullan është akt i “ekstremizmit shqiptar”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se autorët e veprës nuk janë identifikuar dhe nuk ka asnjë fakt që e mbështet këtë pretendim.

Po ashtu, fshati Skullan i takon komunës së Graçanicës, jo asaj të Lipjanit. Ndërsa, deklarata e familjarit të të ndjerit nuk përmend etninë e kryerësve, e rasti nuk figuron as në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës të datës 9 shkurt.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson pretendimin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë si “Teori Konspirative”.

Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato përmbajtje informative të cilat në vete përmbajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre përmbajtje është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere