Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim pa fakte se në “shtëpinë e verdhë” organet e viktimave u janë shitur të pasurve jashtë vendit

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Kryetari i Komisionit për Personat e Zhdukur në Qeverinë e Serbisë, Velko Odalloviq, në një intervistë për mediumin rus “RIA Novosti”, ka folur për “shtëpinë e verdhë”, duke thënë se organet e viktimave të Kosovës u janë shitur individëve të pasur jashtë vendit.

Çka tha Odalloviq?

“Në një moment, mediat perëndimore raportuan se një numër i caktuar grash nga vendet e Evropës Lindore dhe ish-Bashkimi Sovjetik përfunduan në këtë vend në Shqipëri. Megjithatë, nuk u krye asnjë hetim, sepse nëse kjo konfirmohet, do të zbulohej se organet e marra nuk ishin të destinuara për Serbinë, Kosovën dhe Metohinë apo vende të tjera në rajon, por u transportuan me aeroplan kudo që dikush kishte mundësi të blinte organet e viktimave të pafajshme”.

Çka nuk shkon me këtë pretendim?

Pretendimi se ka ekzistuar “shtëpia e verdhë” dhe se janë kryer operacione për trafikim të organeve të serbëve, nuk është vërtetuar asnjëherë.

Hetimet e deritanishme

Hetimet e zhvilluara në të ashtuquajturën “shtëpia e verdhë” në një fshat afër Burrelit në veri të Shqipërisë nuk kanë mundur të vërtetojnë pretendimet se në këtë shtëpi janë hequr organe të njerëzve për qëllime tregtie.

Një raport i marsit të vitit 2004 i hartuar nga pesë ekspertë ndërkombëtarë të Tribunalit të Hagës dhe Kombeve të Bashkuara thotë se bazuar në ekzaminimet tona, nuk ka dëshmi bindëse se është derdhur gjak në këtë shtëpi si rezultat i akteve kriminale. (këtu)

“Shtëpia e verdhë” fillimisht është përfolur në librin e ish-prokurores së Gjykatës Ndërkombëtare Carla del Ponte, “The Hunt: Me and the War Criminals ”, dhe më pas në raportin e senatorit të atëhershëm zviceran, Dick Marty, e që u miratua nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës më 2010.

Kujtojmë se pikërisht Gjykata Speciale në Hagë, e njohur edhe si “Dhomat e Specializuara” ishte krijuar me pretendimet e raportit të Dick Martyt për “Shtëpinë e verdhë” (këtu). Megjithatë, këto pretendime nuk u vërtetuan asnjëherë, dhe në aktakuza nuk ka asnjë element të trafikimit të organeve (këtu).

Mungesa e provave ishte konfirmuar edhe nga shefi i Task Forcës Hetimore të EULEX-it, Clint Williamson, që kishte thënë se nuk është vërtetuar asnjëherë një pretendim i tillë (këtu).


Pretendimi i pa bazuar në fakte nga Odalloviq, u ripublikua më pas edhe në disa mediume në gjuhën serbe si “Telegraf.rs”, “Pink.rs”, “B92.net”, “Tanjug.rs” e “Blic.rs”.


Analiza:

Pretendimi se ka ekzistuar “shtëpia e verdhë” dhe se janë kryer operacione për trafikim të organeve nuk është vërtetuar asnjëherë. Hetimet e deritanishme nuk kanë vërtetuar një gjë të tillë.

Pretendimet e Odalloviq se organet e viktimave të Kosovës u janë shitur individëve të pasur jashtë vendit nuk bazohen në asnjë fakt.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Teori Konspirative”.

Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato përmbajtje informative të cilat në vete përmbajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre përmbajtjeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere