Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Në titull nuk qartësohet se në cilin vend do të rritet çmimi i naftës

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “nowtennews.com” ka publikuar sot (3 tetor) një artikull me titull “Nga ky muaj bëhuni gati, Ja sa do të rriten cmimet e naftës”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në këtë artikull dhe ka vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk sqaron se në cilin shtet është paralajmëruar rritja e çmimit të naftës.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se gjatë këtij muaji (tetor) në Austri do të ketë rritje të çmimit të naftës si pasojë e shtrenjtimit të CO2 (dioksid karbon) prej 30 euro për ton.

Duke e ditur se ky portal i dyshimtë shumicën e artikujve që i poston kanë të bëjnë me Kosovën dhe Shqipërinë (shih këtu), bënë që të krijohet mundësi për keqinformim te lexuesit, duke i bërë të mendojnë se lajmi ka të bëjë me ndonjërin nga këto vende.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “nowtennews.com”:

https://nowtennews.com/nga-ky-muaj-behuni-gati-ja-sa-do-te-rriten-cmimet-e-naftes/?fbclid=IwAR2zQDpdg3CS6tZr8SDXyQfzt5eNA37C-vwK1nNjksTPPF2Vvq0ABPlCFPU

Ky artikull me titull përgjithësues është shpërndarë në Facebook nga faqja “Gazeta”, e cila numëron mbi 200 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë artikull të publikuar në portalin informativ në gjuhën shqipe që operon në Zvicër “albinfo.ch”, i cili ka sqaruar në titull se lajmi ka të bëjë me shtetin e Austrisë. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “nowtennews.com” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me shtrenjtimin e naftës në Austri, ndërsa në titull nuk ka sqaruar se për cilin vend bëhet fjalë.

Duke pas parasysh se ky portal i dyshimtë shumicën e artikujve që i poston kanë të bëjnë me Kosovën dhe Shqipërinë (bazuar në hulumtimin e kryer nga hibrid.info), me këtë titull përgjithësues mund të keqinformojë lexuesit duke i bërë të mendojnë se rritja e çmimit të naftës ka të bëjë me ndonjërin nga këto shtete.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere