Të fundit | Narrativat e zyrtarëve rusë për situatën në Kosovë: “spastrim etnik” i serb… Të fundit | Bajrami nuk ka deklaruar se Kurti i ka rikthyer dinjitetin Kosovës Të fundit | Narrativa serbe për hapjen e urës së Ibrit: nga fajësimi i Perëndimit te ri… Të fundit | Titulli nuk e tregon se tenderi përfshin edhe institucione që nuk janë pjes… Të fundit | Narrativat për projektin turistik të Kushnerit në Shqipëri Të fundit | Grenell nuk tha se “në shtator do të ketë zgjedhje pas kthimit të Thaçit” Të fundit | Pretendohet rrejshëm se u realizua një sondazh për pëlqyeshmërinë e partive… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se ministri i Jashtëm turk reagoi ndaj Vuçiqit për hap… Të fundit | Projektligji për shqiptarët në Serbi nuk është miratuar ende nga Kongresi a… Të fundit | Titulli nuk sqaron se bëhet fjalë për përfituesit që nuk plotësojnë kritere…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se tre persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga Covid-19

HIBRID

Portali “Kosovapost.net” ka publikuar sot (16 nëntor) një artikull me titull “Tre të vdekur për 24 orë nga COVID-19”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim i bërë nga ky portal informativ është i pasaktë.

Në njoftimin e lëshuar sot (16 nëntor) nga Ministria e Shëndetësisë, në përditësimin e të dhënave lidhur me “Covid-19” thuhet se nuk ka asnjë të vdekur nga virusi Korona gjatë 24 orëve të fundit.

Në këtë njoftim bëhet e ditur se tre persona janë shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive është gjashtë.


Artikulli i publikuar në portalin “Kosovapost.net”:

Tre të vdekur për 24 orë nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se tre persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit tre persona të tjerë janë shëruar ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv, ku raste pozitive janë gjashtë.

Numri total i dozave të administruara deri më tani kundër COVID-19 është 1 milion e 836 mijë e 739 raste.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosovapost.net”:

https://kosovapost.net/tre-te-vdekur-per-24-ore-nga-covid-19/

Njoftimin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë me përditësimin e të dhënave lidhur me Covid-19 mund ta gjeni këtu.


Analiza:

Portali “Kosovapost.net” ka publikuar një artikull me pretendim të rremë se gjatë 24 orëve në Kosovë, tre persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me virusin Korona.

Mirëpo, në njoftimin e bërë nga Ministria e Shëndetësisë, thuhet se asnjë person nuk ka humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e Covid-19.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson artikullin e publikuar nga “Kosovapost.net” si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere