Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se Haliti është ftuar nga Gjykata Speciale, është i pavërtetë

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “haberreport.xyz” ka publikuar një artikull me pretendim se Xhavit Haliti është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë të Holandës.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, si dhe pas hulumtimit të kryer ka gjetur se ky lajm është i vjetër, i cili u publikua më 11 nëntor 2020.

Por, edhe atëherë ky artikull i cili u publikua nga disa media online në gjuhën shqipe, nuk ishte i saktë, pasi që deklarata e Halitit dhënë për televizionin ABC News në Shqipëri ishte nxjerrë nga konteksti.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “haberreport.xyz”:

https://haberreport.xyz/wp/lajmi-fundit-xhavit-haiiti-ftohet-nga-gjyk-ata-speciaie/?fbclid=IwAR2O80i6HCWi4Nd_MI909ovXIs7qCU8aWEOKer0EGfIKsiNpIxu4QYyszOo

Ky artikull u shpërnda sot (31 janar) edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Click”, ku arriti të grumbullojë numër të madh komentesh e reagimesh. (shih këtu)


Hibrid.info ka gjetur disa media online që atëkohë kishin raportuar gabimisht se Haliti kishte deklaruar se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale. (shih këtu dhe këtu)


Në intervistën dhënë në nëntor 2020 për ABC News, Haliti ishte shprehur se pret të intervistohet nga Gjykata Speciale, por nuk i është caktuar datë. (shih këtu)

Pjesë nga intervista

Ju jeni thirrur për t’u intervistuar nga gjykata Speciale?

– Unë nuk jam intervistuar nga gjykata Speciale dhe pres që të intervistohem.

A ju është caktuar një kohë?

-Jo, jo!


Pasi që disa media e kishin nxjerrë nga konteksti deklaratën e Halitit, i menjëhershëm kishte qenë reagimi i tij dhe i Partisë Demokratike të Kosovës, ku kishin demantuar lajmin sa i përket ftesës nga Gjykata Speciale. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “Haberreport.xyz” ka publikuar një artikull të vjetër dhe të pasaktë, i cili ishte publikuar më 11 nëntor 2020 me pretendimin se Xhavit Haliti kishte marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull dhe, pas hulumtimit të kryer, është vërtetuar se lajmi është i vjetër dhe i pasaktë, pasi që intervista e Halitit dhënë për ABC News më 11 nëntor 2020, ishte nxjerrë nga konteksti nga disa media online.

Haliti dhe subjekti politik PDK kishin reaguar menjëherë duke demantuar lajmin për ftesën nga Gjykata Speciale.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga Hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere