[email protected]
Propaganda ruse: Polonia po synon të aneksojë Ukrainën perëndimore
shape
shape
shape

Artikull/analizë nga EUvsDisinfo

Për të larguar vëmendjen nga agresioni rus në Ukrainë, mediat pro-ruse që një kohë shënjestrojnë Poloninë, duke shpërndarë dezinformata se Polonia është gati të aneksojë pjesë të Ukrainës Perëndimore. Së fundmi, në muajin maj, kjo valë e dezinformatave shënjestroi prapë Poloninë duke pretenduar se është gati të ankesojë Ukrainën dhe herë të tjera se po e bën këtë sipas urdhrave të Uashingtonit.

Një nga narrativat e dezinformatave pro-ruse ndaj Polonisë është për ëndrrat e pretenduara polake për imperializim, që shkojnë deri në aneksimin e Lituanisë dhe Bjellorusisë dhe jo vetëm të Ukrainës. Këto narrativa pretenduese imperialiste ndaj Ukrainës EUvsDisinformation i ka të regjistruara në bazën tyre të të dhënave dhe duke paraqitur një shembull të ngjashëm që nga viti 2016. Por, gjashtë vjet më vonë, Polonia ende nuk ka plane të aneksojë asnjë pjesë të territoreve të fqinjëve të saj.

Polonia ishte shteti i parë që e njohu pavarësinë e Ukrainës më 1991. Historia e përbashkët, traditat dhe kultura e lidhin Poloninë me Ukrainën. Që para agresionit rus ndaj Ukrainës, polakët dhe ukrainasit bashkëpunonin në shumë nivele – që nga qeveria qendrore tek komunat lokale. Në 30 vitet e fundit, Polonia është ndër përkrahëset më të mëdha të aspiratave evropiane dhe euroatlantike të Ukrainës dhe një partner i madh tregtar. Varshava favorizoi perspektivën e kandidaturës së Ukrainës për anëtarësim në BE shumë para agresionit të Rusisë.

Që nga muaji shkurt, Polonia ndihmon refugjatët ukrainas të cilët kërkojnë strehim, duke u dhënë me miliona refugjatëve qasje në tregun polak, ndihmë shëndetësore dhe sociale.

Për më tepër, Polonia po mbështetë në mënyrë aktive Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus.

Diplomatët rusë shkaktojnë pasiguri

Trupat ruse kanë shënjestruar depot e ushqimit ukrainas, ku kanë vjedhur të korrat dhe pajisjet e fermave, duke shkatërruar rrugët e përpunimit të ushqimit dhe transportit në Ukrainë. Kjo ka nxitur një krizë globale urie sipas Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara. Si gjithmonë, Rusia po bën të pamundurën për të shmangur fajin.

Më 8 korrik, Ministria e Punëve të Jashtme ruse publikoi një dokument që synon të rrëzojë tetë mite të supozuara që lidhen me shkaqet e krizës së ushqimit dhe energjisë në faqen e tyre të internetit në gjuhën spanjolle. Dokumenti përpiqet të përgënjeshtrojë deklaratat e bëra nga zyrtarë të lartë evropianë dhe fajëson sanksionet e BE-së për krizën e ushqimit dhe energjisë. Menjëherë, një numër ambasadash ruse në vendet spanjolle folëse (p.sh. Argjentinë, Ekuador, Peru) nxituan të përforcojnë pretendimet mashtruese.

Kishte një valë të ngjashme aktiviteti nga rrjeti diplomatik i Rusisë rreth dezinformatave të lidhura me sigurinë ushqimore në fillim të qershorit. Herën e kaluar, një dokument i ngjashëm u shpërnda disa herë nga llogaritë diplomatike ruse në Twitter, Facebook dhe Telegram. Menjëherë pas kësaj, infografika të ndryshme, një video dhe një raport u shpërndanë të bazuar në dokument. Materiali vizual u përforcua më pas nga disa rrëfime diplomatike ruse, veçanërisht ato në vendet spanjolle dhe në vendet që nuk janë pjesë e BE-së.

Share With Others