[email protected]
Pretendohet pa fakte se në Suedi, në vend të vaksinimit, injektohen mikro-çipa
shape
shape
shape

Organizatori i protestave në Kosovë kundër vaksinimit anti-Covid, Arianit Sllamniku, në emisionin “Frontal” në televizionin T7, ka pretenduar se në Suedi qytetarët nuk vaksinohen kundër COVID-19, por marrin mikroçipin me të cilin mund të hyjnë në restorante dhe vende të ndryshme.

Hibrid.info ka verifikuar faktet lidhur me këtë pretendim të Sllamnikut, duke e konstatuar si të pavërtetë.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se mikroçipi i implantuar nën lëkurë, tek disa shtetas të Suedisë, paraqet pasaportën me të dhëna personale për vaksinat anti-covid të injektuara. Që do të thotë se mikroçipi vendoset pasi personi të ketë marrë dozat me vaksinën anti-covid.

Pra, pretendimi i Sllamnikut bie ndesh me atë që është raportuar në mediat ndërkombëtare lidhur me këtë çështje.

Pjesë nga deklarata e Arianit Sllamnikut në emisionin “Frontal” në televizionin T7:

“Nuk ki nevojë me u vaksinu për Suedi vetëm keni nevojë me e marrë një mikroçipimë, tash kanë fillu me 2022 dhe jeni të lirë. Edhe të vaksinuarit duhen me e kry procedurën e PCR”, pretendon ai.


Vegëza e artikullit të publikuar në “gazetaexpress”:


Më poshtë mund të gjeni vegëzat e artikujve të publikuar në media ndërkombëtare si “Independent.co.uk” (këtu), “France24.com” (këtu) dhe “Dailymail.co.uk” (këtu), ku bëhet e ditur se “një kompani suedeze krijon mikroçip që vendoset nën lëkurë për të mbajtur pasaportat Covid në krahët e përdoruesve”, për ta bërë më të lehtë, siç shprehën personat që kanë implantuar atë, skanimin e se të dhënave rreth vaksinimit.


Analiza:

Organizatori i protestave në Kosovë kundër vaksinimit anti-Covid, Arianit Sllamniku ka pretenduar pa fakte se në shtetin suedez, qytetarët nuk kanë nevojë të vaksionihen, por vetëm fusin mikroçip nën lëkurë.

Ky pretendim i tij nuk qëndron, pasi në mediat ndërkombëtare është raportuar se ky mikroçop i implatuar nën lëkurë vendoset si pasaportë e vaksinimit. Ndërsa dihet se pasaporta e vaksinimit nuk mund të merret pa e bërë vaksinën.

Hibrid.info bazuar në metodologjinë e punës, këtë pretendim të Sllamnikut e ka vlerësuar si “Teori Konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Share With Others