Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se “SHBA do t’i tërheqë trupat nga Kosova” është tërësisht i rremë

HIBRID

Portali i dyshimtë “postlajme.net” ka publikuar një artikull me pretendim të rremë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë vendosur të tërheqin trupat e tyre nga Kosova.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, vërtetohet se ky portal i dyshimtë ka publikuar këtë artikull, duke i vendosur titull të rremë, pasi në përmbajtje të tekstit nuk përmendet asnjëherë se SHBA do të tërheqë trupat e saj nga Kosova.

Artikulli autentik është publikuar nga “gazetaexpress.com”, ku lidhur me këtë çështje për këtë portal ka folur eksperti amerikan dhe profesori i Johns Hopkins University, Daniel Serwer, i cili tha se “ka një lidhje vetëm sipërfaqësore mes situatës së Kosovës dhe asaj në Afganistan, duke shtuar se gjerat kanë shkuar aq keq me tërheqjen në Afganistan sa që do të habitej nëse dikush do të propozonte një tërheqje trupash në ndonjë vend tjetër në të ardhmen e afërt”.

Pra, nuk ka asgjë të vërtetë lidhur me tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova, siç pretendohet rrejshëm në titullin e artikullit të publikuar në “postlajme.net”.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “postlajme.net”:

E PABESUESHME!! Dridhet Kosova !! Vjen lajmi nga SHBA për tërheqjen e trupave amerikanë nga Kosova!! Ja çka po ndodh!!

Lidhur me këtë për Gazetën Express ka folur eksperti amerikan dhe profesori i Johns Hopkins University, Daniel Serwer. Ai thotë se ka një lidhje vetëm sipërfaqësore mes dy situatave, derisa liston dallimet e mëdha.

Serëer thotë se kosovarët do të donin që amerikanët të qëndronin për kohë të pacaktuar në Kosovë, ndryshe nga afganët që s’kishin shumë tolerancë ndaj amerikanëve.

“Ato janë të nërlidhura vetëm në mënyrë sipërfaqësore. Trupat e SHBA’së kane qënë gjithmonë të mirëseardhura në Kosovë, të cilës i mungonte një ushtri. Shumë kosovarë (shqiptarë, serbë dhe komuniteti të tjera) do të donin që ata të qëndronin për një kohë të pacaktuar.

Vegëza e artikullit të publikuar në “postlajme.net”:

https://www.postlajme.net/55223?33&fbclid=IwAR1eIA0kkIA-Wv_b_RTakTsgMb3hc4YU7b92oVhKlcVycWAjWrqQKv4fPM4


Artikulli i publikuar nga postlajme.net është postuar edhe në Facebook nga faqja “33shi.com”, ku ka arritur të grumbullojë disa reagime dhe komente të shumta.

https://www.facebook.com/33shi/posts/693565108244544


Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar nga media online “gazetaexpress.com”:


Analiza:

Portali i dyshimtë “postlajme.net” ka publikuar një artikull lidhur me tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova, të cilit i ka vënë titull të sajuar duke pretenduar rrejshëm se SHBA ka vendosur për tërheqjen e tyre.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere