Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet deklaratë e rreme që i atribuohet Wolfgang Petritschut për Albin Kurtin

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

LAJM I RREMË

Citat i rremë për Kurtin, që pretendohet se është thënë nga diplomati austriak Wolfgang Petritsch.

Në Facebook është publikuar një përmbajtje përmes së cilës pretendohet se ish-i dërguari i BE-së për Kosovën dhe diplomati austriak, Wolfgang Petritsch, ka bërë një deklaratë në lidhje me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Në përmbajtjen e publikuar pretendohet se Petritsch ka thënë: “Albin Kurti është politikani më i përgatitur në tavolinat e bisedimeve. Ai nuk flet me slogane, por me fakte dhe një logjikë që shpesh i vë në vështirësi diplomatët e karrierës. Ai ka sjellë një nivel të ri të dinjitetit shtetëror në rajon”.

Kjo përmbajtje u publikua më 22 gusht nga llogaria “Sabit Salihu” në Facebook.

Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka gjetur se Wolfgang Petritsch nuk ka bërë deklaratën që i atribuohet në këtë përmbajtje.

I njëjti pretendim ka qarkulluar në Facebook edhe më herët, së paku që nga dhjetori i vitit 2025, siç dëshmohet nga këto publikime (shih këtu dhe këtu).


FAKTET

Fillimisht, hibrid.info ka kryer kërkime në Google duke përdorur pjesë të deklaratës së atribuuar diplomatit austriak. Rezultatet e kërkimit nuk kanë nxjerrë ndonjë publikim në media apo burime të tjera kredibile që do ta konfirmonte këtë deklaratë (shih këtu).

Kërkimi është bërë edhe në gjuhën angleze dhe atë gjermane, por as në këto raste nuk janë gjetur rezultate nga burime kredibile që do ta mbështesnin pretendimin (shih këtu dhe këtu).


Gjatë kërkimit për këtë pretendim, hibrid.info ka gjetur artikuj të publikuar në media online në të cilët Petritsch ka folur për Albin Kurtin.

Në disa prej këtyre rasteve, Petritsch ka dhënë qëndrime për Kurtin dhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi, siç mund të shihet në këto publikime të Radios Evropa e Lirë dhe Kohës.

Megjithatë, në asnjërin prej këtyre publikimeve dhe as në burime të tjera të gjetura gjatë verifikimit, Petritsch nuk rezulton të ketë bërë deklaratën që i atribuohet në përmbajtjet e publikuara në Facebook.


Analiza

Një përmbajtje e publikuar në Facebook i atribuon diplomatit austriak Wolfgang Petritsch një deklaratë lavdëruese për Albin Kurtin.

Verifikimi i kryer nga hibrid.info tregon se nuk ka burime kredibile që dëshmojnë se diplomati austriak e ka bërë këtë deklaratë. I njëjti pretendim qarkullon në Facebook që nga dhjetori i vitit 2025.

Edhe pse Petritsch ka folur në raste të ndryshme për Kurtin dhe dialogun Kosovë-Serbi, në asnjë prej deklaratave të gjetura nuk figuron citati i publikuar në Facebook.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere