Të fundit | Hadley nuk ka bërë deklaratën e pretenduar për Gjykatën Speciale Të fundit | Titulli nuk tregon se bëhet fjalë për Malajzinë, ndërsa artikulli përmban p… Të fundit | Rishikimi i javës: Imazhe të gjeneruara me IA, dezinformata dhe tituj çorie… Të fundit | Pse lajmet e kronikës së zezë tërheqin kaq shumë klikime? Të fundit | Përmes imazhit të gjeneruar me IA pretendohet pa baë se Kurti ka kërkuar zy… Të fundit | Media ruse pretendon rrejshëm se FSK-ja po përgatitet të shkojë në veri Të fundit | Kryeprokurorja e Pejës nuk është shkarkuar, por suspenduar Të fundit | Edukimi medial në arsim – nga gjetjet te veprimi Të fundit | Pretendimet për arrestimin e tre serbëve në Istog nuk përputhen me komunika… Të fundit | Publikimi për tarifat e studentëve në Kosovë nuk sqaron se ato burojnë nga…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

DEZINFORMATË

Titulli i postimit është i rremë. Pasi të klikohet artikulli, shfaqet një ngjarje tjetër, që nuk lidhet me pretendimin në titull.

Disa faqe në Facebook “GazetaPress 24”, “Shqiperia” dhe “Lajme” kanë publikuar më 13 prill postime me titullin “Ngjarje tragjike ne vend, Shembet ndertesa, raportohet se ka viktima”, të cilit i kanë bashkangjitur edhe vegëzën e artikullit (këtu, këtu dhe këtu).

Çka nuk shkon me këtë pretendim?

Pas verifikimit të fakteve u vërtetua se titulli i postimit është i rremë. Pasi të klikohet vegëza e artikullit, shfaqet një ngjarje tjetër, që nuk lidhet me pretendimin në titull.


Në artikujt e publikuar nga këto faqe, shfaqet përmbajtja “Një ngjarje tragjike është regjistruar paraditen e sotme në rrugën “Remzi Hoxha” në Ferizaj, ku një punëtor ka humbur jetën gjatë punimeve në një objekt në ndërtim”.

Pra, përmbajtja nuk i përgjigjet titullit.


Hibrid.info ka hulumtuar online lidhur me ngjarjen që paraqitet në artikujt e këtyre publikuesve, dhe është vërtetuar se ngjarja është e vërtetë.

Portali “Klankosova.tv” ka raportuar për ngjarjen në Ferizaj, ku një punëtor humbi jetën gjatë punimeve në një objekt në ndërtim (shih këtu).

Ndërsa sa i përket pretendimit në titujt e artikujve të publikuesve të lartcekur, që u raportua për shembje të ndërtesës, hibrid.info vërtetoi se një ngjarje e tillë nuk është raportuar të ketë ndodhur (shih këtu).


Analiza

Postimet e publikuara nga disa faqe në Facebook paraqesin një titull të rremë, i cili nuk përputhet me përmbajtjen reale të artikullit.

Titulli pretendon për shembje ndërtese me viktima, por kjo ngjarje nuk ka ndodhur dhe nuk është raportuar nga burime të besueshme. Ndërsa, pas klikimit të vegëzës, artikulli flet për një ngjarje tjetër reale, vdekjen e një punëtori gjatë punimeve në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.

Arsyetimi

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere