[email protected]
Publikohet pretendim i rremë se Viola von Cramon ka mohuar krimet serbe në Kosovë
shape
shape
shape

Një llogari në Facebook me emrin “Lule Gjeli”, ka publikuar (12 mars) një imazh të raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, me mbishkrimin që pretendon se kjo e fundit është deklaruar “Serbia nuk ka bere krime ne Kosove. Kercenon Kosoven te heq dore nga raportimi i krimeve te rrejshme. Viola Von Karmon”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, nuk janë gjetur deklarata të ngjashme të von Cramon në burime kredibile. Në fakt hibrid.info ka gjetur se një deklarim mbi krimet serbe në Kosovë, është bërë nga këshilltari i Viola von Cramon, Gjorgje Bojoviq.

Duke u bazuar nga disa prej komenteve në publikim, hibrid.info vlerëson se ky pretendim mund të lexohet si i vërtetë nga lexuesit.


Vegëza e imazhit të publikuar nga llogaria “Lule Gjeli”:

https://www.facebook.com/lule.gjeli.3/posts/pfbid0WfAPAJKojLCWfYBC72zXfKc1awqAmYnttfbp5spKDqudVgo99YHYSMs2FTg1TwFTl


Në këtë imazh shihet se disa nga komentuesit e kanë marrë si të mirëqenë pretendimin mbi për deklarimin e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian. (shih fotografinë më poshtë)


Pas hulumtimit nga hibrid.info me anë të makinës së kërkimit “Google”, mbi lajmet për deputeten von Cramon, nuk janë gjetur deklarata të kësaj të fundit mbi krimet serbe në Kosovë (shih këtu).

Krejt çka është gjetur në lidhje me pretendimin, është një postim (8 mars) i këshilltarit të Viola von Cramon Gjorgje Bojoviq, në llogarinë e tij në rrjetin social “X” (ish-Twitter), i cili ka reaguar ndaj pretendimeve se ai ka mohuar krimet e luftës në Kosovë, gjatë viteve 98-99, duke e cilësuar si fushatë online të koordinuar ndaj tij (shih këtu).

Video-materiali të cilit duket se iu janë referuar reagimet ndaj këshilltarit Bojoviq, është një deklarim i tij vitit 2015, i shpërndarë në “Youtube” (këtu), ku ai flet për terminologjinë të cilën përdoret për përshkrimin e krimeve të luftës në Kosovë (këtu).

Në lidhje me këtë reagim të këshilltarit Bojoviq, hibrid.info ka gjetur se kanë raportuar edhe disa media në gjuhën shqipe (shih këtu dhe këtu)

Po ashtu hibrid.info ka gjetur edhe reagimin (9 mars) e raportueses von Cramon, në llogarinë e saj në rrjetin social “X”, e cila duket se i ka dalë në mbrojtje këshilltarit të saj (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka mohuar krimet e Serbisë në Kosovë, është i pavërtetë.

Verifikimet e fakteve nga hibrid.info kanë gjetur në fakt disa deklarata të këshilltarit të saj, Gjorgje Bojoviq, rreth terminologjisë që përdoret për përshkrimin e krimeve të luftës që kanë ndodhur në Kosovë, të cilat janë vlerësuar si mohim i krimeve nga disa postime në rrjetet sociale, ndaj të cilave ka reaguar ky i fundit.

Po ashtu edhe vet von Cramon i ka dalë në mbrojtje këshilltarit të saj.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others