[email protected]
Pretendimi se Erdogan i ka thënë Vuçiqit “mos luaj me zjarr”, i pa verifikuar
shape
shape
shape

Portali informativ “Kosovapost.net” ka publikuar dje (15 nëntor) një artikull ku pretendohet se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar Serbinë që të mos “luajë me zjarr”.

Lajmi i publikuar mbanë titullin “Erdogan, Vuçiqit ‘mos luaj me zjarr’”, ku thuhet se presidenti turk në një fjalim në verilindje të Turqisë, në një transmetim të drejtpërdrejt në televizion, “paralajmëroi homologun e tij serb. Aleksandër Vuçiqin, që të mos luaj me zjarr”.

Mirëpo, përkundër hulumtimit përmes makinave digjitale të kërkimit, hibrid.info nuk ka arritur të konfirmojë këtë pretendim të ngritur. Rrjedhimisht, nga ky hulumtim, nuk është arritur të gjendet asnjë publikim kredibil e serioz nga burime zyrtare e mediatike turke, që të ketë ngjashmëri me këtë pretendim të bërë nga mediumi “kosovapost.net”.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosovapost.net”:

Pjesë të artikullit të publikuar në “Kosovapost.net”:

Presidenti turk Recep Tayip Erdogan ka paralajmëruar Serbinë që të mos “luajë me zjarr,” transmeton Kosova Post.

Këto deklarata nga presidenti turk vijnë pasi presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka takuar sot një bashkëpunëtorë të ngushtë të liderit të Çeçenisë, Ramazan Kadyrov.

Erdogan i bëri këto komente në një fjalim në verilindje të Turqisë, në një transmetim të drejtpërdrejt në televizion.


Autori, duke u bazuar në, siç i referohet, një transmetim të drejtpërdrejt në televizion, pretendon se presidenti i Turqisë ka paralajmëruar atë të Serbisë, duke i thënë të mos luaj me zjarrin. Artikulli bazohet në një fjalim të Erdoganit në, siç thuhet, verilindje të Turqisë e transmetuar në televizion, por pa u cekur vendi dhe emri i kanalit televiziv.

Në faqen zyrtare të presidentit të Turqisë, në mesin e fjalimeve të mbajtura nuk figuron pretendimi i lartcekur. (këtu)

Për më tepër Hibrid.info nuk ka gjetur asnjë informacion zyrtar apo publik kredibil që e konfirmon pretendim për këtë lloj “paralajmërimi” të bërë nga Presidenti i Turqisë ndaj atij të Serbisë.

Ky lajm, për shkak se nuk figuron në kanalet zyrtare dhe në mediumet kryesore atje, vlerësohet si i pa verifikuar.


Analiza:

Portali informativ në gjuhën shqipe “kosovapost.net” kanë publikuar një lajm që pretendon se presidenti i Turqisë e ka paralajmëruar presidentin e Serbisë, Vuçiq duke i thënë të mos luaj me zjarrin.

Artikulli bazohet në një fjalim të Erdoganit në, siç thuhet, verilindje të Turqisë e transmetuar në televizion pa u cekur vendi dhe emri i kanalit televiziv.

Bazur në hulumtimin e bërë, Hibrid.info nuk ka gjetur asnjë informacion zyrtar apo publik kredibil që e konfirmon pretendim për këtë lloj “paralajmërimi” të bërë nga Presidenti i Turqisë ndaj atij të Serbisë. Prandaj, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

“I pa verifikuar” klasifikohen ato raporte mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others