Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Imazhi i realizuar në Siri në vitin 2018, paraqitet si pamje e fëmijëve palestinezë

HIBRID

Disa faqe në median sociale Facebook kanë publikuar një imazh ku shihen dy fëmijë të shtrirë përderisa njëri nga ta i mban një maskë oksigjeni fëmijës tjetër.

Përmes mbishkrimit që mbart fotografia, thuhet: “Motra Palestineze nderroi jetë duke i dhan oksigjen vëllaut të saj”.

Pas hulumtimit dhe verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim nuk qëndron dhe se imazhi është realizuar në vitin 2018, në kryeqytetin Damask të Sirisë. Gjithashtu, atëkohë nuk ishte raportuar se fëmija ka ndërruar jetë.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqet “Ndegjo Kuran – Shqip”, “Mëso”, dhe “Na bashkoj Islami”:

https://www.facebook.com/ndegjokuranshqip/posts/pfbid0ZUjEiCW3pUE2grAUipDsHPdy7LLeeCniSMa7RDabe2meRvcyhV9kbZn2sfQYxFYQl

https://www.facebook.com/MesoIslaminoffcial/posts/pfbid037dpQn8xy5iA9UVzhBFKUaNRCcNQ3a7nG8XwKuupnR9ymCYFPGi1J3uo3XSEwz9jZl

https://www.facebook.com/NaBashkojIslami/posts/pfbid0RhujvpbVMDgydaov3xZQX5BLMymGZ9PQPnu6u6qBaPhv2K7m1KaaoCg1g2Wwk61vl


Pas hulumtimit përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se imazhi është realizuar në kryeqytetin sirian Damask, nga gazetari Hasan Mohammed për agjencinë ndërkombëtare franceze të lajmeve “Agence France Presse(AFP)”. (shih këtu)

Ky imazh është gjetur në uebfaqen e “Getty Images”, e cila është kompani amerikane e mediave vizuale dhe furnizuese e imazheve, fotografisë editoriale, videove dhe muzikës për bizneset. (shih këtu)

Imazhi është publikuar me 22 janar 2018, ku sipas përshkrimit të dhënë nga faqja ku është gjetur fotografia tregohet se: “Një vajzë siriane mban një maskë oksigjeni mbi fytyrën e një foshnjeje në një spital me turne pas një sulmi të raportuar me gaz në qytetin e rrethuar nga rebelët Douma në rajonin lindor Ghouta në periferi të kryeqytetit Damask më 22 janar, 2018”.


Analiza:

Përmes një fotografie ku shihet një vajzë duke mbajtur një maskë oksigjeni mbi fytyrën e një fëmije tjetër, pretendohet se pamjet paraqesin fëmijët palestinezë.

Por pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka gjetur të njëjtën fotografi të publikuar në vitin 2018 në një kompani amerikane të mediave vizuele, e cila sqaron se ky imazh është realizuar në Siri, pas një sulmi me gaz në kryeqytetin sirian.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere