Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet pa fakte se varrezat serbe në jug të Mitrovicës janë dëmtuar nga shqiptarët

HIBRID

Mediat serbe “Republika.rs” dhe “Alo.rs” kanë publikuar sot (5 nëntor) një artikull lidhur me dëmtimin e varrezave serbe në jug të Mitrovicës duke pretenduar se ky veprim është kryer nga shqiptarët e Kosovës.

Artikujt e publikuar nga mediat serbe mbajnë titujt, “TERROR PËR SERBËT NË MEMORIAL! Shqiptarët e Kosovës në Mitrovicën e Jugut shkatërruan varret, njerëzit në lot ndezën qirinj për të dashurit e tyre!” dhe “PËR SHQIPTARËT ASGJË SËSHTË E SHENJTË! Shkatërruan monumente në varrezat serbe në jug të Mitrovicës” .

Artikujt bazohen në lajmin e përgatitur nga portali në gjuhën serbe “Kosovo-online.com” ndërlidhur me dëmtimin e varrezave të komunitetit serb në jug të Mitrovicë, në të cilën nuk potencohet apo theksohet diku se ky veprim është bërë nga shqiptarët.


Vegëzat e artikujve të publikuar në “Republika.rs” dhe “Alo.rs”:

https://www.republika.rs/vesti/politika/393457/albanci-unistili-groblje-u-mitrovici-na-zadusnice

https://www.alo.rs/vesti/kim/689431/kosovo-i-metohija-groble-srbi/vest


Pjesë të artikullit të publikuar në “Republika.rs” dhe “Alo.rs”:

Serbët që erdhën sot në mëngjes në varrezat në Mitrovicën e Jugut për shkak të shërbimeve përkujtimore të Mitrovsk, ata gjetën monumente të shkatërruara, varre të mbipopulluara. Varrezat u shkatërruan, monumentet u rrëzuan ose u vodhën dhe u morën, dhe e vetmja mënyrë për të shkuar në varreza është transporti i organizuar dhe një udhëtim i përbashkët në memorialin e Mitrovdanit. (Republika.rs)

Serbët të cilët erdhën sot në mëngjes në varrezat në Mitrovicën Jugore për memorialin e Mitrovicës gjetën monumente të shkatërruara dhe varre të mbipopulluara. Varrezat u shkatërruan, monumentet u rrëzuan ose u vodhën dhe u morën, dhe e vetmja mënyrë për të shkuar në varreza është transporti i organizuar dhe një udhëtim i përbashkët në memorialet e Mitrovdanit. (Alo.rs)


Pretendimet e mediave serbe se varrezat e familjarëve serbë në jug të Mitrovicës janë dëmtuar nga shqiptarët e Kosovës nuk është i bazuar në ndonjë fakte konkret. Familjarët e personave të varrosur në këto varrezave të dëmtuara nuk e theksojnë faktin se ky veprim është kryer nga shqiptarët.


Edhe lajmi i përgatitur nga mediumi në gjuhën serbe “Kosovo-online.com” e që mediat serbe “Alo.rs” dhe “Republika.rs” i janë referuar,  nuk e potencon as në titull e as në përmbajtje të artikullit pretendimin se dëmtimi i varrezave është bërë nga shqiptarët.(këtu)


Analiza:

Mediumet serbe “Republika.rs” dhe “Alo.rs” kanë publikuar një artikull lidhur me dëmtimin e varrezave serbe në jug të Mitrovicës me pretendimin se ky veprim është kryer nga shqiptarët.

Artikujt janë të bazuar në një lajm të publikuar nga mediumi në gjuhën serbe “Kosovo-online.com” në titull apo përmbajtjen e së cilës nuk thuhet se ky akt është kryer nga shqiptarët.

Në bazë të metodologjisë së punë, hibrid.info vlerëson se këto pretendime janë të pabazuara dhe klasifikohen “përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere