Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se “rritet çmimi i bukës përsëri në furrat e Kosovës”

HIBRID

Portali i dyshimtë “banglacontent24.com”, më 13 korrik ka publikuar një artikull me titull “Çka po ndodh? Rritet çmimi i bukës përsëri në furrat e Kosovës”, ndërsa të njëjtin e ka publikuar sot (20 korrik) faqja “Gazeta Aktive” e ka postuar në Facebook.

Në titull pretendohet se buka është shtrenjtuar në Kosovë, duke lënë tw kuptohet se njw gjw e tillw ka ndodhur nw tw gjithw vendin. Por, nw fakt, në përmbajtje thuhet se kjo ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku shoqata e furrtarëve të Prizrenit, atëkohë – për arsye të ngritjes të çmimeve për shumë produkte – kishin marrë vendim për shtrenjtimin e çmimit të bukës për 60 cent, 20 cent më shtrenjtë se më parë.

Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”:

https://www.facebook.com/GazetaAktive/posts/pfbid02KuEVqP4PvbuH7BqHKEGs78HjyynwxTj6KmR2A3a6inD81M4n9Rp7xD1Hks2NQHBSl

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “banglacontent24.com”:

https://banglacontent24.com/sites/cka-po-ndodh-rritet-cmimi-i-bukes-perseri-ne-furrat-e-kosoves-2/?fbclid=IwAR3K5Lo8CndG09YLDp-QMN1jHxCvyZimLyjlfwarQmJICUoztaiJu86Mo0Q


Ky artikull me titull të rremë është shpërndarë edhe në rrjetet sociale në Facebook nga faqja “Pika Press”. (shih këtu)

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (12 korrik) nga portali informativ “tvprizreni.net”. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “banglacontent24.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se në Kosovë është ngritur përsëri çmimi i bukës në furrat e Kosovës. Mirëpo, në përmbajtje thuhet se kjo ka ndodhur në qytetin e Prizrenit dhe është lajm që daton nga 13 korriku i këtij viti.

Hibrid.info pas hulumtimit të kryer, ka arritur të gjejë se ky shtrenjtim i bukës ka ndodhur atëkohë në Prizren, sipas raportimeve në mediat online në Kosovë, dhe jo përsëri në tërë Kosovën, siç pretendohet në titullin e artikullit të banglacontent24.com.

Duke u bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere