Të fundit | Masat e disa shteteve për situata të mundshme emergjente ndërlidhen pa bazë… Të fundit | Hadley nuk ka bërë deklaratën e pretenduar për Gjykatën Speciale Të fundit | Titulli nuk tregon se bëhet fjalë për Malajzinë, ndërsa artikulli përmban p… Të fundit | Rishikimi i javës: Imazhe të gjeneruara me IA, dezinformata dhe tituj çorie… Të fundit | Pse lajmet e kronikës së zezë tërheqin kaq shumë klikime? Të fundit | Përmes imazhit të gjeneruar me IA pretendohet pa baë se Kurti ka kërkuar zy… Të fundit | Media ruse pretendon rrejshëm se FSK-ja po përgatitet të shkojë në veri Të fundit | Kryeprokurorja e Pejës nuk është shkarkuar, por suspenduar Të fundit | Edukimi medial në arsim – nga gjetjet te veprimi Të fundit | Pretendimet për arrestimin e tre serbëve në Istog nuk përputhen me komunika…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se Vuçiq pëson sulm në zemër, është i pavërtetë

HIBRID

Portali “Blicmedia.net” ka publikuar një artikull me titull “LAJMI FUNDIT: Vuçiq pëson sulm në zemër”.

Nga kontrolli i fakteve, të kryer nga hibrid.info, rezulton se titulli i këtij artikulli nuk përputhet me përmbajtje. Pra pretendimi se presidenti serb ka pësuar sulm në zemër, i bërë në titull, del të jetë  pavërtetë

Këshilltarja e Vuçiqit, e kishte konfirmuar për media se presidenti ka anuluar disa takime që kishte dje dhe sot për shkak të shëndetit, por pa specifikuar në detaje se për çka bëhet fjalë.

Vegëza e artikullit të publikuar në “blicmedia.net”:

https://blicmedia.net/lajmi-fundit-vuciq-peson-sulm-ne-zemer/

Shëndeti i presidentit nuk ishte në rregull sot. Por, nesër Ursula von der Layen arrin nesër mbrëma dhe pasnesër ne jemi në Nish me të, duke shënuar fillimin e punimeve në korridorin e ri hekurudhor, pas kësaj shkojmë në Dubai dhe problemet e përditshme në Kosovë” Kështu që ne vendosëm, domethënë, mjekët sugjeruan që ai të ndalet për një kohë dhe të bëjë një pushim”, ka thënë këshilltarja e Vuciqit për Euronews.


Më poshtë mund të gjeni vegzën e artikullit të publikuar në disa media online në Kosovë:


Analiza:

Portali “blicmedia.net” e ka publikuar këtë artikull ku e citon portalin tjetër “lajmi.net”, por duke i vënë titull të sajuar se gjoja presidenti serb ka pësuar sulm në zemër, e që një gjë e tillë nuk gjendet në përmbajtje të artikullit.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, artikulli i “blicmedia.net” merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere