Të fundit | Rikthehet narrativa e pabazë se bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri–Kroaci përbën… Të fundit | Imazhi i pretenduar i Albin Kurtit me Lidija Sokoloviq, i gjeneruar nga IA Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme dhe të pabazuara për figurat politik… Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026
[ ARTIKULLI ]

Rikthehet narrativa e pabazë se bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri–Kroaci përbën rrezik për Serbinë

FATBARDH DEMA

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme në Serbi, Milovan Drecun, në një intervistë për “RTS” ka pretenduar se bashkëpunimi ushtarak mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës përbën një “aleancë” të drejtuar kundër Serbisë dhe se paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë për Beogradin.

Këto deklarata të tij janë publikuar nga medium në gjuhën serbe “Informer.rs”, i cili e ka paraqitur në titull bashkëpunimin trepalësh si një “plan djallëzor për të rrethuar Serbinë”.

Çka tha Drecun?

Drecun, vlerësoi se thellimi i bashkëpunimit ushtarak midis Zagrebit, Tiranës dhe Prishtines duhet të analizohet seriozisht, si dhe se ky bashkëpunim nuk është më vetëm një rrezik sigurie, por po shndërrohet në një kërcënim për Beogradin.

“Kur ndërton kërcënime ushtarake, flet për sfida, rreziqe dhe kërcënime. Kjo kapërcen sfidën, kjo kapërcen rrezikun, kjo aleancë trepalëshe bëhet një kërcënim”, tha Drecun.

Ai theksoi se është e qartë se kjo aleancë është e drejtuar kundër Serbisë.

“Kur dy anëtarë të NATO-s, të cilët kanë kornizën më të fortë për bashkëpunim ushtarak të ndërsjellë, që është vetë NATO, krijojnë një nën-aleancë shtesë me një pjesë të territorit të shtetit të njohur ndërkombëtarisht të Serbisë, mund të nxirret vetëm përfundimi se kjo nën-aleancë ka një karakter agresiv dhe është e drejtuar kundër dikujt. Në këtë rast kundër vendit tone”, shtoi ai për RTS.


Çka nuk shkon me këtë pretendim?

Drecun këto deklarata nuk i ka mbështetur në fakte. Ai nuk kanë përmendur se përse kjo është e rrezikshme për Serbinë e as nuk ka marrë për bazë dokumentet e nënshkruara, apo edhe deklarimet e dhëna nga nënshkruesit.

Por, kjo është vazhdimësi e një narrative që pati nisur në momentin kur ishte formalizuar marrëveshja.

Hibrid.info edhe më herët ka trajtuar deklarata të ngjashme të bëra nga zyrtarët serbë (shih këtu).


Fakte

Në Tiranë, më 18 mars 2025, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia formalizuan një deklaratë të përbashkët për zgjerimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri. Marrëveshja u nënshkrua nga tashmë ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, si dhe nga homologët e tij, Pirro Vengu i Shqipërisë dhe Ivan Anushiq i Kroacisë.

Në deklaratën e nënshkruar nga ministri Maqedonci, ai i Shqipërisë Vengu, dhe ai i Kroacisë Anušić, u përcaktuan katër pika bashkëpunimi:

  • Nxitja e kapaciteteve mbrojtëse dhe bashkëpunimi për industrinë përkatëse;
  • Rritja e ndërveprueshmërisë përmes edukimit, trajnimeve dhe ushtrimeve;
  • Luftimi i kërcënimeve hibride dhe rritja e qëndrueshmërisë;
  • Ofrimi i mbështetjes së plotë për integrimin euroatlantik.

Për më shumë fakte dhe detaje tjera referojuni artikullit të publikuar nga hibrid.info (shih këtu).


Në përmbyllje, rikthimi i takimit trepalësh Kosovë–Shqipëri–Kroaci, në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim ushtarak, ka rikthyer narrativën e pabazë të zyrtarëve serbë se ky bashkëpunim është i orientuar kundër Serbisë.

Këto pretendime, të përsëritura nga zyrtarë të lartë në Beograd, nuk mbështeten në fakte apo dokumente.

Marrëveshja ka karakter bashkëpunues dhe synon forcimin e sigurisë rajonale, pa paraqitur kërcënim ndaj ndonjë shteti.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere