Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m… Të fundit | Mediat serbe për aktgjykimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së: nga “dënim… Të fundit | Media ruse e serbe paraqesin rrejshëm protestën në Tiranë si “trazira” për… Të fundit | Pretendohet pabazë se Albin Kurti është vlerësuar pozitivisht në raportimet… Të fundit | Manipulohet fotografia e protestës së vitit 2022, i ndryshohet mbishkrimi n… Të fundit | Deklarata e vjetër e Musliut mundohet të paraqitet si reagim pas vendimit n…
[ ARTIKULLI ]

Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA

ETRIT REXHEPI

VERDIKTI YNË

MASHTRIM

Ky imazh është i manipuluar.

Është publikuar një imazh ku shfaqet Hysni Gucati, kreu i organizatës së veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili teksa mbante një fjalim para protestuesve, mbante një revole të fshehur mbrapa shpinës.

Përmbajtja është gjetur e publikuar të dielën (20 shtator) në TikTok nga një llogari me emrin “realiteti_me_albinkurti4”.

Çka nuk shkon me përmbajtjen?

Ky imazh është i manipuluar.

Në bazë të fakteve që shihen në imazhin e dërguar nga lexuesit, vërehet se përmbajtja fillimisht është publikuar në Facebook nga llogaria me emrin “Luftari Spartak”.

Megjithatë, pas kontrollit në këtë llogari, postimi në fjalë nuk u gjet (shih këtu).


Hibrid.info më pas kontrolloi në llogarinë e Gucatit në Facebook. Në postimet e tij u gjet një publikim, ku ai kishte sqarua tekstualisht dhe vizualisht se përmbajtja në fjalë ishte e manipuluar (shih këtu).

Imazhi është shkrepur më 19 shtator, gjatë protestës së organizuar nga veteranët e UÇK-së kundër vendimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Gucati u ishte drejtuar të pranishmve me fjalim (shih këtu).

Hibrid.info hulumtoi dhe gjeti video-materialin e protestës së publikuar në kanalin zyrtar të televizionit “Kanal 10” në Youtube (shih këtu). Në pamjet e fjalimit të Gucatit, vërehet se ai gjatë gjithë kohës, sa i drejtohet masës, ka mbajtur duart përpara (shih këtu).

Përveç kësaj, edhe analiza nëpërmjet “HiveModeration.com”, vegla online për detektimin e përmbajtjeve të gjeneruara nga inteligjenca artificiale (IA), ka shfaqur rezultatet (87,4%) që tregojnë gjasa të mëdha qe ky imazh të jetë i gjeneruar nga kjo teknologji.

Analiza

Imazhi ku pretendohet se Hysni Gucati, gjatë fjalimit në protestën e veteranëve të UÇK-së, mbante një revole të fshehur pas shpinës, është i manipuluar.

Pamjet autentike nga protesta tregojnë se Gucati, gjatë fjalimit, i mbante duart përpara dhe nuk shihet duke mbajtur revole pas shpinës.

Përveç kësaj, analiza e imazhit përmes “HiveModeration.com”, një vegël online për detektimin e përmbajtjeve të gjeneruara nga inteligjenca artificiale (IA), ka treguar një probabilitet të lartë që imazhi të jetë gjeneruar ose modifikuar përmes kësaj teknologjie.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim”.

Arsyetimi

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere