[email protected]
Rritja e kërkesave për punëtorë në Zvicër ka të bëjë me vitin 2021
shape
shape
shape

Faqja në Facebook “Lajme Globale” ka publikuar të martën (28 shkurt) një artikull me titull “Lajm i mirë për shqiptarët, Zvicra po kërkon punëtor në këto sektore”.

Artikulli i postuar nga kjo faqe në Facebook është publikuar më 5 shkurt nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “jnews3.com”. (shih këtu)

Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në artikull dhe pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit është vërtetuar se titulli është i sajuar dhe lajmi është i vjetër, i publikuar në janar të vitit 2022, atëkohë kur agjencia e rekrutimit “JobCloud” kishte njoftuar se gjatë vitit 2021 kishte 40 për qind më shumë vende të lira pune në të gjitha rajonet në Zvicër.

Gjithashtu, portali i dyshimtë këtij artikulli i ka vënë titull të sajuar me pretendimin se “Zvicra po kërkon punëtor në këto sektore”.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Lajme Globale”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0nF6p9f9P2vT1aqnxCgHXXjZdpBZgFRzqn88AUJYqYAe1BEjJ5Wczz31Lpoph3EPrl&id=100063519146107


Ky lajm i vjetër i publikuar si aktual në Facebook nga faqja “Lajme Globale” ka arritur të grumbullojë qindra reagime e dhjetëra komente e shpërndarje. (shih fotografinë më poshtë)


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në kohë reale (22 janar 2022) nga mediumi online “Insajderi.org”. (shih këtu)


Hibrid.info ka gjetur edhe njoftimin e agjencisë së rekrutimit “JobCloud” të postuar me datë 18 janar 2022 në median sociale në Twitter. (shih këtu)


Analiza:

Faqja në Facebook “Lajme Globale” me datë 28 shkurt ka postuar një artikull me pretendimin se Zvicra po kërkon punëtor në disa sektore.

Mirëpo, pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se lajmi është i vjetër (janar 2022) dhe tregon se gjatë vitit 2021 kishte 40 për qind më shumë vende të lira pune në të gjitha rajonet në Zvicër.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others