• Rreth hibrid.info
  • Metodologjia
  • Impresumi
  • Korrigjime dhe demante
  • Kontakti
  • ADS
  • Publikimet
    • Raportet Mujore Monitoruese
  • Partnerët
  • Raporto
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    No Result
    View All Result
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    No Result
    View All Result
    No Result
    View All Result
    Home Analizë

    Rrjedha dezinformuese për ngjarjen e mbrëmjes së 31 korrikut në veri

    Hibrid by Hibrid
    10/08/2022
    in Analizë, Ballina, Fake agjenda
    0
    Burimi: Kossev
    0
    SHARES
    92
    VIEWS
    Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

    Nata e 1 gushtit ishte një natë e tensioneve të mëdha në veri të Kosovës. Sirenat e sulmeve ajrore me orë të tëra në qytetet në veri; barrikada në rrugët hyrëse për në Jarinjë dhe Bërnjak; një numër i madh i policisë speciale të Kosovës; dhe një sasi e pabesueshme dezinformimi në një situatë kur informacioni i vërtetë është i kufizuar.

    Diku rreth orës shtatë e gjysmë më 31 korrik, kur u dëgjuan sirenat në Mitrovicën Veriore dhe në vende të tjera në veri të populluar nga serbët, si dhe u ngritën barrikada, ndërkohë që informacioni ishte ende i freskët, kanale të ndryshme të dyshimta serbe dhe ruse vunë në qarkullim gjysmë-informacione, keqinformime dhe dezinformata të ndryshme.

    Paralajmërimin e parë për shpërndarjen e dezinformatave e bëri zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, duke shpërndarë në llogarinë e tij Twitter (30 Korrik) (shih këtu) një lajm të përgatitur nga mediumi serb “b92.net” me titull “Shqiptarët po përgatisin ferrin për Kosovën dhe Metohinë”.

    “Prodhimi i tepërt i artikujve të tillë të sponsorizuar nga qeveria në mediat serbe, është ilustrim i përsosur i frikësimit si strategji kryesore e qeverisë në shfrytëzimin e turpshëm të mediave për përhapjen e panikut dhe promovimin e ‘akteve heroike’ të udhëheqjes shtetërore”, ka shkruar Bislimi në lidhje me këtë artikull.


    Platforma më e njohur në Kosovë për verifikimin e fakteve “hibrid.info” e ka analizuar artikullin e publikuar nga “B92.net” e të shpërndarë nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. 

    Në këtë artikull, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviq, ka pretenduar se “shqiptarët janë duke planifikuar ‘ferrin’ në Kosovë”. Nga ana tjetër, “hibrid.info” arrin në përfundim se: “pretendimi i Selakoviqit vlerësohet se “Teori Konspirative”, ndërsa publikimi i kësaj deklarate nga mediat, vlerësohet si “Raportim i Njëanshëm” dhe “Përmbajtje e Pa Verifikuar”. (shih këtu)


    Në kuadër të verifikimit të fakteve në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës hibrid.info ka verifikuar një sërë artikujsh të shpërndara në mediume, portale dhe faqe në facebook. Pretendimi i rrejshëm për plagosjen e zyrtarit policor dhe qytetarëve serbë në veri i publikuar në mediumin në gjuhën shqipe “Nacionale.com” (31 korrik), një lajm që u demantua nga Policia e Kosovës dhe që nga hibrid.info u vlerësua si lajm i rremë, i bazuar në burime jo të sakta. Më pas, portali “Nacionale.com” e ka fshirë nga ueb faqja këtë artikull, por i njëjti vazhdon të qarkullojë online nga portale tjera. (shih këtu)


    Portali “Jepize.com” (31 korrik) ka publikuar njoftimin e Policisë së Kosovës për mbylljen e pikë kalimeve kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, ndërsa këtij artikulli i ka vënë titull jo adekuat “Zyrtare: Mbyllen kufijtë e Kosovës, gjendje alarmante”. Sipas “hibrid.info”, “Me këtë titull lë të kuptohet se janë mbyllur të gjithë kufijtë e Kosovës, duke mos qartësuar se bëhet fjalë vetëm për këto dy pikë-kalime kufitare” dhe ky artikull është vlerësuar si “clickbait”. (shih këtu)


    Media në gjuhën shqipe kanë publikuar artikull për reagimin e Bashkimit Evropian për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, me titull që pretendon se këta të fundit e kanë “qortuar” palën kosovare për veprime të njëanshme.

    Artikujt me reagimin e BE-së, me tituj që pretendojnë se Brukseli zyrtar ka qortuar Qeverinë e Kosovës për aksion të njëanshëm, janë publikuar nga mediat “Gazetablic.com”, “Gazetaexpress.com”, “Demokracia.com” dhe “Insajderi.org”. Sipas “hibrid.info” “pretendimi i bërë i disa mediave në gjuhën shqipe se BE ka qortuar Qeverinë e Kosovës për veprime të njëanshme, duke iu referuar veprimeve të fundit në veri të Kosovës, është interpretuar gabimisht” prandaj edhe është vlerësuar si dezinformatë. (shih këtu)


    Shtyrja e zbatimit të vendimeve për reciprocitet me Serbinë u bë për shkak të fushatës së madhe të dezinformimit që Beogradi ka bërë mbi qytetarët e Kosovës, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës parlamentare të 4 gushtit në Kuvendin e Kosovës.

    “Ka qenë e egër fushata e dezinformimit, është folur për operacionin Stuhia, se do të ndodhë të dielën, është folur për ferrin që do t’i pllakosë serbët në Kosovë, e të tjera e të tjera”, tha Kurti.

    Ai po ashtu deklaroj se këto dezinformata kanë shtyrë Qeverinë e Kosovës që të pranojë te faktorët ndërkombëtarë evropianë dhe amerikanë shtyrjen e vendimit deri më 1 shator 2022.


    Në një artikull të publikuar në Radion Evropa e Lirë në lidhje me shpërndarjen e dezinformatave për Kosovën nga kanalet ruse dhe pro-ruse në Telegram thuhet se me 31 korrik rreth orës 19 është publikuar njoftimi për plagosjen e parë të supozuar të një serbi në një bllokadë në rrugë që çon drejt vendkalimit në Jarinjë (Drejtori i Qendrës shëndetësore në Mitrovicën Veriore, Zllatan Elek, ka konfirmuar për mediat lokale të dielën se asnjë person i plagosur nuk ka shkuar në këtë institucion prej nisjes së bllokadës më 31 korrik). (shih këtu)


    Gjatë zhvillimeve në veri në natën e 31 korrikut, disa kanale ruse raportojnë për përleshje të armatosura. Më tej kanalet shkruajnë se shqiptarët po grumbullohen në jug të Mitrovicës dhe se janë, siç pretendojnë disa kanale ruse, edhe të armatosur. E gjithë kjo pa prova apo konfirmim. Më pas bëhet e ditur se ushtria serbe aeroplanët e saj i ka dërguar në kufirin administrativ. Po ashtu qarkullon njoftimi se Albin Kurti dyshohet se e kishte quajtur të gjithë operacionin “Stuhia e zezë”. (shih këtu)

    E gjithë kjo vazhdoi deri në njoftimin se zbatimi i vendimit për regjistrimin e automjeteve dhe letërnjoftimet është shtyrë për një muaj.


    Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryeministri i Kosovës deklarojë se fushata dezinformuese ka shkaktuar ankth dhe pasiguri në veri.

    “Duke qenë se serbët në Kosovë përgjithësisht i shikojnë mediat televizive në Serbi dhe ta zëmë, kanali i dytë i RTK-së nuk arrin të depërtojë sa mediat e Serbisë, qytetarët serbë në Kosovë, por edhe qytetarët serbë në Serbi i janë nënshtruar një fushate të paparë të dezinformimit për atë se çka do të ndodhë më 1 gusht. Dhe, kjo pastaj ka krijuar shumë frikë, shumë ankth dhe shumë pasiguri edhe tek ata”, deklaroi Kurti. (shih këtu)

    Hibrid

    Hibrid

    Related Posts

    Pretendohet pa fakte për 6 pika ndëshkuese ndaj Kurtit për mos themelimin Asociacionit
    Analizë

    Pretendohet pa fakte për 6 pika ndëshkuese ndaj Kurtit për mos themelimin Asociacionit

    02/02/2023
    Titulli nuk qartëson së në cilin shtet ka ndodhur ngjarja
    Analizë

    Titulli nuk qartëson së në cilin shtet ka ndodhur ngjarja

    02/02/2023
    Publikohet video konspirative me pretendimin se karakteret e “Minions” janë të bazuar në “fëmijët hebrenjë të Holokaustit”
    Analizë

    Publikohet video konspirative me pretendimin se karakteret e “Minions” janë të bazuar në “fëmijët hebrenjë të Holokaustit”

    02/02/2023
    • Trending
    • Comments
    • Latest
    Pretendohet gabimisht se Meshar Selimaj është avokat i infermieres Aurona Pelaj

    Pretendohet gabimisht se Meshar Selimaj është avokat i infermieres Aurona Pelaj

    27/01/2023
    Qeveria serbe pretendon që, grabitjet në kishat serbe në Kosovë, t’i ndërlidh pa fakte me veprimet e institucioneve të Kosovës

    Qeveria serbe pretendon që, grabitjet në kishat serbe në Kosovë, t’i ndërlidh pa fakte me veprimet e institucioneve të Kosovës

    03/02/2022
    Mbahet për herë të parë trajnimi për gazetari digjitale

    Mbahet për herë të parë trajnimi për gazetari digjitale

    28/04/2022
    Pushtimi në Ukrainë: Bëhen virale pretendimet e rreme se lufta është një mashtrim

    Pushtimi në Ukrainë: Bëhen virale pretendimet e rreme se lufta është një mashtrim

    10/03/2022
    Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

    Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

    0
    Manuale për fact checking

    Manuale për fact checking

    0
    Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale

    Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale

    0
    Mediet në Kosovë gjatë periudhës së COVID-19

    Mediet në Kosovë gjatë periudhës së COVID-19

    0
    Pretendohet pa fakte për 6 pika ndëshkuese ndaj Kurtit për mos themelimin Asociacionit

    Pretendohet pa fakte për 6 pika ndëshkuese ndaj Kurtit për mos themelimin Asociacionit

    02/02/2023
    Titulli nuk qartëson së në cilin shtet ka ndodhur ngjarja

    Titulli nuk qartëson së në cilin shtet ka ndodhur ngjarja

    02/02/2023
    Publikohet video konspirative me pretendimin se karakteret e “Minions” janë të bazuar në “fëmijët hebrenjë të Holokaustit”

    Publikohet video konspirative me pretendimin se karakteret e “Minions” janë të bazuar në “fëmijët hebrenjë të Holokaustit”

    02/02/2023
    Publikohet shpallje e rreme me fotografi të apartamentit në Greqi

    Publikohet shpallje e rreme me fotografi të apartamentit në Greqi

    02/02/2023
    Facebook Twitter Youtube LinkedIn
    • Rreth hibrid.info
    • Metodologjia
    • Impresumi
    • Korrigjime dhe demante
    • Kontakti
    • ADS
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Partnerët



    +383(0)44313428


    [email protected]

    Copyright © 2023 hibrid.info

    No Result
    View All Result
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    • Rreth hibrid.info
    • Metodologjia
    • Impresumi
    • Korrigjime dhe demante
    • Kontakti
    • Raporto
    • Partnerët

    Copyright © 2023 hibrid.info

    Raporto

    0 / 50
    0 / 1000