[email protected]
Serbia nuk ka falënderuar Shqipërinë dhe opozitën në Kosovë për përkrahje të rrëzimit të Qeverisë Kurti
shape
shape
shape

Llogaria në TikTok me emrin “lagraqsaqi” ka publikuar dje (03 korrik) një video-material në të cilin pretendohet se shteti serb ka falënderuar shtetin shqiptar dhe opozitën në Kosovë në përkrahje të rrëzimit të Qeverisë së Kosovës.

Tutje pretendimi vazhdon duke u thirrur nga mediat serbe dhe duke u mbështetet me një imazh nga një artikull në gjuhën serbe nga mediumi “alo.rs”.

Por hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se pretendimi i “lagraqsaqi” nuk qëndron.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “lagraqsaqi”:

https://www.tiktok.com/@lagraqsaqi/video/7251629775331085594


Hibrid.info ka hulumtuar me anë të makinave të kërkimit dhe nuk ka arritur të gjejë materiale që e mbështesin pretendimin e ngritur.

Pas kërkimit përmes “Google”, hibrid.info nuk ka arritur të gjejë artikull të publikuar as në gjuhën shqipe e as në atë serbe mbi pretendimin se Serbia ka falenderuar Tiranën dhe opozitën në Kosovë për përkrahjen në rrëzim të Qeverisë Kurti. (shih fotografitë më poshtë)


Po ashtu hibrid.info ka gjetur edhe artikullin nga është marrë imazhi i publikuar në video-materialin e “lagraqsaqi”. Artikulli i publikuar nga “alo.rs” (shih këtu), tregon për “ngritjen kundër qeverisë në Kosovë”, duke u bazuar në deklaratat e liderëve opozitarë, të cilët kanë kërkuar largimin e Qeverisë Kurti.

Në po të njëjtin artikull nuk jepen prova mbi pretendimin e ngritur.


Titulli i artikullit të “alo.rs”

SHQIPTARËT NGRITEN KUNDËR KRYEMINISTRI FALS “Serbia nuk ka pasur kurrë më shumë mbështetje, nuk ka qenë kurrë më keq se nën Kurtin”


Analiza:

Bazuar në verifikimin e fakteve, është vërtetuar se pretendimi që “Serbia ka falënderuar shtetin shqiptar dhe opozitën në Kosovë për përkrahje në rrëzimin e qeverisë”, nuk qëndron.

Një pretendim i tillë nuk është gjetur i publikuar në asnjë medium online, si në gjuhën shqipe ashtu edhe në atë serbe. Gjithashtu, artikulli nga është marrë imazhi i publikuar në video-material flet për kërkesat e opozitës për rrëzimin e qeverisë në Kosovë, pa specifikuar ndonjë falënderim nga shteti serb.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këto postime si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

 Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others