Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet pa fakte se djegia e objektit ndihmës në pronën e Ljubisha Donçiq, është vazhdimësi e qëllimit të dëbimit të serbëve nga vendbanimet e tyre

FATBARDH DEMA

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka njoftuar dje (26 shkurt) se me datë 25 shkurt në një fshat të Klinës, është djegur objekti ndihmës në pronën e Ljubisha Donçiq.

Kjo zyrë, pretendon se sulme të tilla në pronat private, po kryhen nga, siç i quan kjo zyrë “ekstremistët shqiptarë”, për t’i dëbuar serbët nga shtëpitë e tyre.

Këto pretendime, kjo zyrë nuk i argumenton me asnjë fakt, pasi nuk dihet qëllimi dhe kryesit e veprës.


Vegëza e komunikatës së publikuar në ueb faqen e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë “kim.gov.rs”:

https://kim.gov.rs/lat/v5478.php


Pjesë të shkëputura nga komunikata e publikuar nga kjo zyrë, e përkthyer në shqip:

Gjatë natës së kaluar, është djegur objekti ndihmës në pronën e të kthyerit Ljubisha Donçiq, në fshatin Klinë. Me atë rast, disa qindra balona sanë që ishin ruajtur aty u dogjën dhe ndërtesa u shkatërrua.

Me sulme të shpeshta dhe të vazhdueshme në pronat private, vënien e zjarrit, plaçkitjen e shtëpive dhe provokime të tjera, ekstremistët shqiptarë duan shumë qartë t’u tregojnë serbëve se nuk do t’u japin paqe derisa të dëbohen nga shtëpitë e tyre.


Radio Televizioni i Serbisë “RTS” e ka publikuar këtë njoftim të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, duke e specifikuar se rasti ka ndodhur në fshatin Binçë të Klinës. (shih këtu)


Në raportin 24 orësh të lëshuar nga Policia e Kosovës, për datën 25 shkurt, kur edhe pretendohet të ketë ndodhur rasti në Binçë të Klinës, nuk gjendet i raportuar një rast i tillë, që do të mund të sqaronte qëllimin dhe kryesit e kësaj vepre. (shih fotografinë më poshtë)


Ky njoftim i lëshuar nga kjo zyrë, zuri vend edhe në mediat në gjuhën Serbe, si “Rts.rs”, “Novosti.rs”, “Danas.rs”, “Kosovo-Online.com”, e “Tanjug.rs”, të cilat gjithashtu pa ofruar fakte ngritin pretendimin se kjo po bëhet me qëllim të dëbimit të serbëve nga vendbanimet e tyre.

Pretendime të tilla të pa bazuara nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka pasur edhe më herët të cilat i ka trajtuar hibrid.info. (këtukëtukëtukëtu dhe këtu)


Analiza:

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka pretenduar pa fakte se djegia e një objekti ndihmës në pronën e Ljubisha Donçiq në një fshat të Klinës, është kryer nga “ekstremistët shqiptarë”, dhe se një vepër e tillë është vazhdimësi e presionit dhe frikësimit të serbëve në Kosovë.

Përveç që nuk dihet qëllimi dhe kryesit e kësaj vepre, ky rast nuk gjendet as në raportin 24 orësh të lëshuar nga Policia e Kosovës.

Kjo komunikatë e lëshuar nga zyra e lartcekur, ka zënë vend edhe në disa media në gjuhën serbe, të cilat po ashtu pretendojnë pa bazë se kjo vepër është vazhdimësi e qëllimit të dëbimit të serbëve nga vendbanimet e tyre.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info, vlerëson se ky artikull nuk ofron fakte konkrete për pretendimet e ofruara dhe klasifikohet si “teori konspirative”.


Vlerësimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere