[email protected]
Pretendohet rrejshëm se Bujar Osmani është shprehur se shqiptarët duhet të flasin vetëm serbisht
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Një llogari në Facebook me emrin “Lule Gjeli” ka publikuar dje (7 prill) një imazh ku shfaqet ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Autori i publikimit i ka vendosur mbishkrimin ku pretendohet se ky i fundit ka deklaruar se shqiptarët duhet të flasin vetëm serbisht.

Por, pas hulumtimit nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë burim që konfirmon deklaratën e pretenduar.

Bazuar edhe nga komentet e publikuara për imazhin, hibrid.info vlerëson se pretendimi mund të lexohet si i mirëqenë nga audienca.


Vegëza e imazhit të publikuar nga llogaria “Lule Gjeli” në Facebook:

https://www.facebook.com/lule.gjeli.3/posts/pfbid0L1hm1yJMKMoo8r2M8nY91bmvZdTzG2ve6VjX9QqNgxf8VSub4UaWn2MBGSuHwzrfl


Llogaria në fjalë numëron 5 mijë e 700 ndjekës në Facebook (shih këtu).


Hibrid.info ka kontrolluar dhe ka kërkuar me anë të makinës së kërkimit “Google”, me fjalët kyçe “bujar osmani shqiptaret duhet te flasin vetem serbisht”, por nuk ka gjetur asnjë provë që vërteton se kjo deklaratë ka ardhur nga Osmani (shih këtu).

Deklarata më e fundit e kandidatit të BDI-së për president në Maqedoninë e Veriut, e gjetur nga kërkimi, është ajo që ka të bëjë me hartimin e një plani nga ai, për deeskalim në veri të Kosovës, gjatë kohës sa Maqedonia e Veriut kryesonte OSBE-në (shih këtu), deklaratë e cila solli reagimin e zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, në Facebook (këtu).


Analiza:

Mbishkrimi i imazhit ku shfaqet ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, që pretendon se ky i fundit ka deklaruar se shqiptarët duhet të flasin vetëm serbisht, nuk është i vërtetë.

Pas kërkimeve nga hibrid.info, nuk janë gjetur fakte që dëshmojnë vërtetësinë e deklaratës. Deklarimi i fundit i Osmanit i gjetur, lidhet me detyrën e tij si shef i diplomacisë maqedonase, kur ky vend kryesonte OSBE-në.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others