Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë… Të fundit | Videoja e vjetër nga Indonezia paraqitet rrejshëm si gjendje e rrugëve në K… Të fundit | Rikthehet narrativa e pabazë se bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri–Kroaci përbën… Të fundit | Imazhi i pretenduar i Albin Kurtit me Lidija Sokoloviq, i gjeneruar nga IA Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme dhe të pabazuara për figurat politik… Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes
[ ARTIKULLI ]

Haxhiu nuk ka thënë se LVV nuk mund ta bëjë qeverinë

HIBRID

Shkroi: Etriti Rexhepi

Publikohet një përmbajtje që pretendon se publicisti Baton Haxhiu është shprehur se edhe pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, ky subjekt politik nuk do të arrijë të formojë qeverinë.

Artikulli është publikuar më 29 dhjetor, 2025 në domainin “topm1.net”.

E vërteta?

Hibrid.info nuk ka gjetur fakte nga burime të besueshme që do të konfirmonin deklaratën e pretenduar të Haxhiut.


Hibrid.info hulumtoi me anë të makinës së kërkimit “Google”, më fjalët e titullit të këtij artikulli (shih këtu).

Në rezultatet nga kërkimi nuk u gjet asnjë përmbajtje që do të vërtetonte se Haxhiu ka deklaruar diçka të tillë.


Hibrid.info kontrolloi edhe në platformën për shpërndarjen e video-materialeve, “Youtube”, për të gjetur deklaratat publike të Haxhiut pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Rezultatet e kërkimit kanë gjetur se Haxhiu ka pasur një paraqitje publike në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV (televizion në Shqipëri), i publikuar në Youtube më 30 dhjetor (shih këtu).

Haxhiu si i ftuar, në mesin e panelistëve tjerë, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, por nuk ka deklaruar se subjekti fitues i zgjedhjeve nuk mund ta bëjë qeverinë.


Publicisti Haxhiu një deklaratë të tillë nuk e ka bërë as në shkrimet e tij autoriale (shih këtu) pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, të publikuara në “albanianpost.com” (shih këtu dhe këtu).

Analiza:

Baton Haxhiu nuk ka deklaruar se LVV nuk do të mund ta bëjë qeverinë edhe pas fitores në zgjedhje.

Nga kërkimet në artikujt e mediave kredile, paraqitjeve publike dhe shkrimeve autoriale të Haxhiut, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, nuk konfirmohet se ai ka deklaruar ashtu siç pretendohet.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere