Të fundit | SMS mashtrues në emër të KRU “Prishtina” Të fundit | Pretendohet pa bazë në titull se një deputet i pakicave i ka thënë PO Kurti… Të fundit | Si u shndërrua paralajmërimi i aktakuzës për sulmin ndaj Jasharëve në narra… Të fundit | Hibrid.info prezanton raportin mbi chatbot-ët e inteligjencës artificiale n… Të fundit | Deklarata e Kurtit nuk lidhet me protestat kundër projektit në Zvërnec, ajo… Të fundit | Rishikimi i javës: Dezinformata dhe teori konspirative nga zyrtarët dhe med… Të fundit | Narrativë e pabazë nga Gouillon “për vuajtje të serbëve të Kosovës për shka… Të fundit | Paralajmërimi i zvogëlimit të trupave të KFOR-it interpretohet pabazë si kë… Të fundit | Me fotografi nga trajtimi i ushtarëve të UÇK-së pretendohet rrejshëm për “s… Të fundit | Takimi Kurti-Barbano përdoret për të ngritur pretendime të pabazuara për ba…
[ ARTIKULLI ]

Sqarim: Artikuj në shqip me përmbajtje proruse dhe proserbe publikohen nga portali i rrjetit Pravda

HIBRID

Gjatë raportimit të lajmit për publikimin e raportit të Hibrid.info, me titull “Rrjeti propagandistik rus Pravda dhe Ballkani”, në media është përdorur titulli: “Raporti i ‘Hibrid’: Afro 3000 artikuj në shqip shtyjnë narrativen proruse dhe proserbe”.

Ky titull është shpërndarë më tej në rrjete sociale nga disa protagonistë të caktuar, duke lënë hapësirë për interpretime të ndryshme dhe të pasakta mbi përmbajtjen e raportit.

Megjithatë, në përmbajtjen e plotë të artikullit të publikuar në media, saktësohet se afro 3000 artikuj në gjuhën shqipe, të cilët promovojnë narrativa proruse dhe proserbe, janë publikuar nga portale ruse.

Gjatë prezantimit të raportit është bërë e ditur se këta artikuj nuk janë prodhuar nga aktorë vendas, por janë publikuar nga vetë rrjeti propagandistik rus Pravda. Ato shpërndahen përmes platformës së saj në shqip “albania.news-pravda.com” dhe përbëjnë ripublikime të përmbajtjeve që vijnë nga burime të ndryshme ruse dhe serbe, përfshirë Russia Today (RT), Sputnik News, TASS, RIA Novosti, kanalet e Telegram-it të Ambasadës së Rusisë në Shqipëri, si dhe platforma të tjera propagandistike të lidhura me aktorë shtetërorë rusë dhe serbë.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere