[email protected]
Teoritë konspirative për Linë e Majmunëve
shape
shape
shape

Që kur rastet e lisë së majmunëve filluan të shfaqen në Evropë, besimet për virusin janë shpërndarë gjerësisht në mediat sociale që duket se janë ricikluar nga pandemia Covid-19.

Nuk ka plane për një bllokim të lisë së majmunëve

Shqetësimi se do të ketë kufizim të lëvizjes, është duke u shprehur në masë të gjerë në internet. Ndërsa frika për shpërthimin e lisë së majmunëve është e kuptueshme, shkencëtarët thonë se ky virus nuk është si Covid dhe shumica e ekspertëve mendojnë se përhapja e tij do të jetë e kufizuar.

Është shumë më e vështirë për t’u transmetuar sesa Covid, ne tashmë kemi vaksina dhe trajtime të disponueshme dhe njerëzit duket se janë infektues vetëm pasi shfaqen simptomat – duke e bërë më të lehtë zbulimin dhe izolimin.

Pra, kufizime të tilla si bllokimet ose vaksinimet masive “me të vërtetë nuk do të jenë mënyra për t’iu përgjigjur kësaj”, thotë Prof Peter Horby, drejtor i Qendrës së Shkencave Pandemike në Universitetin e Oksfordit.

Në vend të kësaj, masat e izolimit dhe vaksinat janë aktualisht në shënjestër të personave të infektuar ose kontakteve të tyre të ngushta.

Dr Rosamund Lewis, i Programit të Emergjencave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), konfirmoi se nuk ka nevojë për vaksinim masiv dhe OBSH është dal kundër çdo kufizimi të udhëtimit.

Nuk ka asnjë provë që është lëshuar nga një laborator

Nuk është për t’u habitur që mendjet e njerëzve tani kthehen te Covid kur shpërthejnë lajmet për një virus të panjohur.

Por Instituti për Dialogun Strategjik (ISD) me bazë në Londër, ka vënë në dukje se shpërthimet e fundit të lisë së majmunëve po “ringjallën përhapjen e një sërë komplotesh të modifikuara” të cilat janë përdorur gjatë dy viteve të fundit për të mashtruar njerëzit gjatë pandemisë Covid.

Llogaritë e mediave sociale dhe organet e lajmeve në Ukrainë, Rusi, Kinë dhe SHBA kanë bërë të gjitha akuza se shpërthimi ishte rezultat i një rrjedhjeje laboratorike, ose përdorimi i lisë së majmunëve si një armë biologjike.

Megjithatë, është e mundur të identifikohet se nga ka të ngjarë të ketë ardhur një virus duke renditur ADN-në e tij. Specialistja e gjentikës, Fatima Tokhmafshan e krahason këtë me skanimin e një barkodi në një parcelë për të bërë “identifikimin e rrugëve të ndryshme që [ajo] ka marrë”.

Sekuencat gjenetike që kemi deri më tani për virusin, të gjitha e gjurmojnë atë në llojin e lisë së majmunëve që qarkullon zakonisht në Afrikën Perëndimore: “Kjo na tregon se kjo nuk është diçka e prodhuar”.

Pati një pjesë të vogël të rasteve në Mbretërinë e Bashkuar në 2018 dhe në 2021, dhe një shpërthim më të madh në SHBA, gjithashtu në 2021, secili i sjellë nga kanalet e udhëtimit të njerëzve ose kafshëve të importuara.

“Pra, është plotësisht e besueshme që kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur këtë herë”, thotë Prof Horby.

Rasti më i hershëm i identifikuar në Mbretëri të Bashkuar në shpërthimin aktual u gjurmua te dikush që kishte udhëtuar nga Nigeria.

Sa i përket idesë se lija e majmunëve u arratis nga një laborator, “nuk ka absolutisht asnjë bazë për këtë pretendim”, thotë Prof Horby.

Nuk ka prova që shpërthimi ishte planifikuar

Ka nga ata që pretendojnë në internet se shpërthimi aktual i lisë së majmunëve ishte planifikuar qëllimisht – me shumë që drejtojnë gishtin nga Bill Gates ose Anthony Fauci, në një jehonë të komploteve Covid.

Ky pohim i pabazuar po shpërndahet nëpër mediat ruse, në aplikacionin social kinez Weibo dhe në Instagram. Mund të gjendet gjithashtu në Facebook në rumanisht, gjermanisht, anglisht, arabisht, frëngjisht, sllovenisht, hungarisht dhe punxhabi.

Pretendimet tregojnë për një dokument të përgatitur nga një organizatë biosigurie me bazë në SHBA, Nisma e Kërcënimit Bërthamor (NTI).

Në vitin 2021, NTI zhvilloi një seminar për të inkurajuar liderët nga e gjithë bota që të planifikojnë mundësinë e pandemive të ardhshme.

Pjesëmarrësve iu kërkua të punonin përmes një skenari imagjinar – një “pandemi vdekjeprurëse globale që përfshin një lloj të pazakontë të virusit të lisë së majmunit… [që] u përhap globalisht”.

“Rreziqet që sjell lija e majmunëve”, sipas NTI, “janë të dokumentuara mirë prej vitesh” dhe rastet janë në rritje, duke e bërë atë një virus të dukshëm për të zgjedhur për këtë seminar.

Shpërthimet e infeksionit janë një fakt i jetës, kështu që një organizatë që parashikon dhe planifikon për to nuk është në vetvete e dyshimtë.

(Artikulli i plotë në BBC)

Share With Others