Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Turqia i ka dhuruar FSK-së 10 helikopterë luftarakë “Apache”

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook “The Reis” ka publikuar me datë 11 tetor një postim me mbishkrimin “Turqia dhuron FSK 10 helikopter luftarak Apachi. Këta dot jenë në mbykqyrje të Natos ku madatin e merr presidenca e Turqisë”.

­Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info përmes makinave online të kërkimit, nuk është gjetur asnjë informacion i publikuar në media kredibile që pretendon se Turqia i ka dhuruar Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) 10 helikopterë luftarak “Apache”.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “The Reis”:

https://archive.is/pEQy8#selection-433.0-433.124


Hibrid.info përmes programit të automatizuar InVID ka arritur të gjejë se helikopteri luftarak që paraqitet në postimin e faqes “The Reis” quhet “AH-64E Apache Guardian. (shih këtu)


Pas hulumtimit në lidhje me këtë lloj helikopteri luftarak, është gjetur se ai prodhohet nga kompania amerikane “Boeing”.

Në informacionin e gjetur te ueb-faqja e kësaj kompanie “Boeing.com”, tregohet se cilat shtete e kanë në përdorim këtë lloj helikopteri luftara, e që ndër to nuk gjendet Turqia. (shih këtu)

Screenshot nga ueb-faqja “Boeing.com”


Boeing dorëzoi Apache AH-64A e parë te Ushtria amerikane në janar 1984. Që atëherë, Ushtria e SHBA dhe kombet e tjera kanë marrë më shumë se 2700 helikopterë sulmues AH-64 Apache. Klientët globalë të Boeing për Apache përfshijnë Egjiptin, Greqinë, Indinë, Indonezinë, Izraelin, Japoninë, Korenë, Kuvajtin, Holandën, Katarin, Arabinë Saudite, Singaporin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Mbretërinë e Bashkuar.


Analiza:

Faqja “The Reis” në Facebook ka publikuar një postim me pretendimin e rremë se Turqia do t’i dhurojë FSK-së 10 helikopterë luftarak “Apache”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere