Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pacolli pretendon në mënyrë të pasaktë se Mali i Zi u bë pjesë e Ballkanit të Hapur

HIBRID

Presidenti i partisë “Aleanca Kosova e Re” (AKR), Behgjet Pacolli, ka pretenduar gabim se Mali i Zi u bë pjesë e iniciativës së Ballkanit të Hapur, në takimin (samitin) e Ohrit.

Ai këtë pretendim e ka bërë dje (8 qershor), përmes një statusi të publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Pacolli e nis statusin e tij kështu:

“Sot në Ohër edhe Mali i Zi u bë pjesë e Open Balkan, ndërsa edhe Bosnja ishte aty në cilësinë e vëzhguesit”.

Vegëza e postimit të Behgjet Pacollit në profilin e tij në Facebook:

https://www.facebook.com/behgjeti/posts/558054209016808

Postimi i Pacollit në Facebook

Pra, Pacolli pretendoi se gjatë takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Ohër, Mali i Zi u bë pjesë e nismës së Ballkanit të Hapur, ndërsa Bosnja e Hercegovina ishte vetëm në cilësinë e vëzhguesit.


Mai i Zi ka qenë pjesë e këtij samiti, përmes prezencës së kryeministrit Dritan Abazoviq, por nuk është pjesë edhe e iniciativës, siç pretendon Pacolli. Në fakt, ka qenë vetë kryeministri Abazoviq që e ka bërë të qartë se nuk do të ketë anëtarësim në Ballkanin e Hapur gjatë ngjarjes së organizuar në Ohër.

Abazoviq, para nisjes, përmes postimeve në median sociale në “Twitter” e ka bërë të qartë arsyen e vizitës së tij në Ohër. Ai ka thënë kjo vizitë do të shërbejë për takime me partnerët strategjik dhe për të ndarë me ta shembullin e Mali të Zi në rrugën e integrimit në BE.

“Ballkani Perëndimor ka një vend në #BE????????. #MNE???????? si lider në integrim është gati të jetë shembull pozitiv në këtë proces”.

Ndërsa në postimet në median tjetër sociale “Telegram”, Abazoviq ka thënë se Mali i Zi nuk do të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur, në takimin në Ohër. (shih foton pasuese)

Postimi i Abazoviqit në Telegram

Pretendimi i bërë nga Pacolli se Mali i Zi u bë pjesë e kësaj iniciative në samitin e Ohrit, ndërsa Bosnja e Hercegovina ishte në cilësi vëzhguesi, bie ndesh edhe më një deklaratë të vet kryeministrit Abazoviq. Ai më 30 maj në mediumin publik të këtij shteti “RTCG” (këtu), kishte thënë se në samitin e Ballkanit të Hapur do të merr pjesë vetëm si vëzhgues.

“Ne nuk shkojmë në Ohër për t’u emëruar anëtar të Open Balkans. Ne po shkojmë si vëzhgues, do të shqyrtojmë se çfarë është e mirë për vendin, nëse del e mirë, nuk kam asgjë kundër bashkimit me nismën”.


Një pretendim i ngjashëm është bërë edhe gjatë ditës së organizimit të këtij samiti nga disa media në gjuhën shqipe, të trajtuara nga hibrid.info (këtu).


Analiza:

Pretendimi i bërë nga Behgjet Pacolli se në samitin e Ohrit, Mali i Zi u bë pjesë e Ballkanit të Hapur ndërsa Bosnja e Hercegovina ishte në cilësinë e vëzhguesit, rezulton të jetë i pavërtetë.

Sipas analizës së fakteve të kontrolluara, rezulton se dy shtetet, si Mali i Zi ashtu edhe Bosnje e Hercegovina ishin në cilësinë e vëzhguesit.

Ndërsa gjatë këtij samiti, nuk ishte bërë ndonjë anëtarësim i ri, përveç marrëveshjeve të tri shteteve që janë anëtare ekzistuese (Serbi, Maqedoni e Veriut, Shqipëri). (shih këtu)

Sipas këtij kontrolli të fakteve, pretendimi i Behgjet Pacollit vlerësohet si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere