Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Nuk janë gjetur fakte që konfirmojnë pretendimin se në veri të vendit kanë hyrë 200 persona të armatosur

HIBRID

Llogaria në TikTok që mban emrin “sherbimi1945” ka publikuar dje një video (24 dhjetor), me mbishkrimin ku pretendohet se në veri të vendit kanë hyrë 200 persona të armatosur.

Tutje në të njëjtin pretendim thuhet se KFOR është në dijeni për ngjarjen, por nuk ka ndërmarrë asnjë veprim si dhe paralajmërohet veprim nga Policia.

Por, hibrid.info ka hulumtuar dhe nuk ka gjetur informata nga burime të besueshme që e konfirmojnë pretendimin.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “sherbimisekret1945” në TikTok:

https://www.tiktok.com/@sherbimisekret1945/video/7316086968595598624

Hibrid.info ka gjetur raportet e Policisë së Kosovës, për datat 24 dhe 25 dhjetor dhe ka vërtetuar se në njoftimet e publikuara në këto raporte, nuk konfirmohet pretendimi për hyrje të personave të armatosur në Kosovë.

Raporti i Policisë së Kosovës, i datës 25 dhjetor


Raporti i Policisë së Kosovës, i datës 24 dhjetor


Të vetmin njoftim nga Policia e Kosovës në raport me veriun e vendit, të cilin hibrid.info e ka gjetur, lidhet me një aksion të Policisë (shih këtu).

Në këtë aksion janë sekuestruar mjete të rrezikshme që do të mund të përdoreshin për sulme të mundshme, por nuk është raportuar për persona të armatosur.


Po ashtu hibrid.info ka gjetur edhe artikuj që kanë raportuar mbi deklarimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili ka paralajmëruar për sulme të reja në vendin tonë nga Serbia (shih këtu dhe këtu).

Kryeministri Kurti ka përmendur lokacione në të cilat sipas tij, stërviten grupet e armatosura në Serbi, por nuk ka treguar nëse këta të fundit kanë hyrë në Kosovë.


Analiza:

Një llogari në TikTok ka publikuar një video-material, ku pretendohet se në veri të vendit kanë hyrë 200 persona të armatosur.

Pas hulumtimit dhe verifikimit nga hibrid.info, nuk janë gjetur burime të besueshme që e konfirmojnë pretendimin në fjalë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë video-material si “Dezinformatë”


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere