Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimet se logo e Orbit-it është anti-Islam janë tërësisht të pabazuara

HIBRID

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar artikull, duke pretenduar se logo e çamçakëzit “Orbit”, ka simbole të fshehta.

Në këtë pretendim thuhet se kjo logo ka qasje anti-fetare, duke u përpjekur ta ndërlidhin atë me teoritë e përkufizimit të Tokës me formë të sheshtë.

Në këtë artikull, i cili është i mangët për nga sqarimi, pretendimi i pavërtetë vazhdon të plotësohet edhe me konspiracione tjera që synojnë ta ndërlidhin mesazhin e kësaj logo religjionin islam, duke shtuar se “se bota po luan me hoxhallarët”.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalet e dyshimta “brbtimes.com” dhe “albasky.com”:

Bota po luan me Hoxhallaret pasi qe bota beri te binden miljarda njerez qe bota esht e rumullakt, madje ata me video te rrejshme te tyre kan imponuar qe edhe hoxhallaret te besojn ne nje gje qe nuk esht realitet, dhe qe bie ne kundershtim me fjalen e ZOTIT.

Shumë simbole okultike përmbajnë imazhe të kodizuara dhe të fshehura në numra dhe imazhe ku kjo foto tregon tokën e sheshtë me horizontin e sheshtë dhe kupën qiellore midis detit të ëmbël dhe detit të kripur ku në skajin e majtë gjendet dielli. Në kërkim të identifikimit, ne përballemi me pyetjen nëse ka simbole tipike që përdoren në okultizëm dhe satanizëm.


Vegëzat e artikullit të publikuar në këto portale të dyshimta:

http://brbtimes.com/bota/bota-po-luan-me-muslimanet-cfar-fshihet-pas-logos-se-camcakezit-orbite-qe-ka-te-bej-me/?fbclid=IwAR2CfpBcind4ges-x6cdPG1KixwGNzpdO8TwwW4aU8iK7nwgD6_GFhOybvE

https://albasky.com/bota-po-luan-me-muslimanet-cfar-fshihet-pas-logos-se-camcakezit-orbite-qe-ka-te-bej-me/?fbclid=IwAR0VFzbgq3JH2v78lsjNaJU1rC–fZdlfZtlQ8JmutwoElyoxOORtYgsgcQ

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet “Brb Times24” dhe “Gazeta Aktive”. (shih këtu dhe këtu)


Pretendimet e bëra në këtë artikull, ndonëse të pabazuara, nuk bëhet e qartë as autori apo personi që i ka bërë ato.

Kjo nuk është hera e parë që ka pretendime të tilla lidhur me logot e kompanive të mëdha, se gjoja ato përmbajnë mesazhe të fshehta. Por, në asnjë rast nuk ka pasur ndonjë të dhënë kredibile nga kompanitë në fjalë lidhur me këtë çështje.

Megjithatë, hibrid.info ka arritur të gjejë domethënien e logos së Orbit-it të publikuar nga ueb-faqja “1000logos.net”. (shih këtu)


Domethënia e llogos së Orbit-it e përkthyer në shqip:

Logo e Orbit kaloi një rregullim të plotë. Lloji u përsos dhe u bë më i plotë pa humbur vijën dinamike të efektshme.

Shkronja “O” me dy pjesë tani ishte vendosur brenda një unaze më të madhe, e cila, nga ana e saj, gjithashtu përbëhej nga dy gjysma me dy nuanca të ngjyrës së kaltër.


Analiza:

Këto portale të dyshimta në këtë artikull kanë pretenduar pa asnjë fakt se logoja e Orbit-it përmban simbole okulte, ku në të paraqitet toka dhe horizonti i sheshtë, e në anën e majtë paraqitet dielli.

Nga analiza e kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Teori Konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere