[email protected]
Sulmet ndaj objekteve të KKZ-së në veri të Mitrovicës janë bërë nga grupe të maskuara e jo nga policia e Kosovës
shape
shape
shape

Mediat në gjuhën serbe kanë publikuar dje (6 dhjetor) një artikull me pretendimin se Policia e Kosovës ka thyer dhe shkatërruar zyrat e KKZ-së në veri të Mitrovicës.

Artikulli është i bazuar në deklaratën e shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, cili pretendon në mënyrë tendencioze dhe të pabazuara në fakte se “forcat speciale të Kurtit hynë në zyrën e KKZ-së në veri të Mitrovicës duke shkatërruar gjithçka brenda saj”.

Këto pretendime të shefit të kësaj zyre e, që zuri vend në mediat serbe, janë mohuar nga institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës.

Vegëza e artikujve të publikuar në mediat në gjuhën serbe:

https://informer.rs/vesti/politika/754523/aljbin-kurti-kim-policija-kosovska-mitrovica

https://www.novosti.rs/vesti/politika/1179774/pogledajte-haos-koji-napravila-kurtijeva-policija-razvaljenje-polupale-prostorije-opstinske-izborne-komisije-kosovskoj-mitrovici

https://www.alo.rs/vesti/politika/700344/udar-na-srbiju-pakleni-plan-sinhronizovana-akcija-tokom-samita-u-tirani/vest

https://www.kurir.rs/vesti/politika/4065296/odjekivale-detonacije-i-sirene-za-uzbunu-kurti-poslao-policiju-da-nasilno-pripremi-teren-za-nelegalne-izbore-na-severu-kim

Pjesë të artikullit të publikuar nga media në gjuhën serbe:

Pasi e ashtuquajtura policia e Kosovës dhe anëtarët e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve hynë në objektet e KKZ-së në Mitrovicë, zyrat e tyre mbetën të copëtuara dhe të shkatërruara.

“Ata shkatërruan gjithçka, e shkatërruan, e shpërndanë, duke u munduar të instalojnë komisionet e tyre zgjedhore”, ka shkruar në Twitter drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq.

Vegëza e deklarimit të Petar Petkoviq në Twitter:

https://twitter.com/PetkovicPetar/status/1600128749772705793?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1600128749772705793%7Ctwgr%5E271e2a02f4af35828533fc40888bc4340fff8166%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Finformer.rs%2Fvesti%2Fpolitika%2F754523%2Faljbin-kurti-kim-policija-kosovska-mitrovica

Pjesë të deklaratës së bërë nga Petar Petkoviq:

Vazhdon terrori i Kurtit ndaj serbëve, forcat e tij speciale hynë në ambientet e KKZ-së në Mitrovicë, shkatërruan e shpërndanë gjithçka, duke tentuar të vendosin komisionet e tyre zgjedhore.

Populli është i indinjuar, por i vendosur të mos bie në provokimet e Kurtit!


Këto pretendimet janë pjesë e titujve kryesorë në ballinat e disa gazetave në gjuhën serbe të publikuara sot (07 dhjetor). (këtu, këtu, këtu, këtu)


Pretendimet e Petkoviqit se kryeministri Kurti e ka dërguar Policinë që, sipas tij, me dhunë të krijojë terren për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, dhe si rezultat i kësaj kanë shkatërruar objektet e KKZ-së në veri të Mitrovicës bazohet vetëm në fotografitë që paraqesin gjendjen e demoluar të hapësirave brenda KKZ-së në veri të Mitrovicës. Përpos këtyre fotografive, në postim e tij në Twitter, Petkoviq nuk prezanton ndonjë fakt tjetër mbështetës të pretendimit, që do të mund të argumentonte se akti i shpërthimit është bërë nga njësi policore të Kosovës. Për më tepër, ky pretendim hedhet poshtë nga përfaqësuesit zyrtarë të MPB-së dhe të institucioneve të Kosovës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se zyrat e KKZ-së në veri të Mitrovicës janë shkatërruar nga persona, persona/grupe të dyshuar/a të maskuar dhe se Policia e Kosovës në pajtim me ligjin kanë ofruar asistencën e kërkuar ndaj autoriteteve shtetërore të KQZ-së.

“Referuar gjendjes në teren ju njoftojmë se dëmtime të zyrave të komisionit zgjedhor komunal në Mitrovicë Veri janë bërë nga persona/grupe të dyshuar/a të maskuar, të dhunshëm të cilët kanë përdor mjete të rrezikshme, përfshirë granata dore të prodhimit jugosllav.” (këtu)


Për më tepër, ministri i brendshëm Xhelal Sveçla, bëri të ditur se sulmet janë kryer nga disa individë të maskuar dhe se janë sulmuar Policia e Kosovës me shok bomba dhe të shtëna në ajër për të bllokuar organizimin e zgjedhjeve.

“Nga grupe të organizuara me disa individë prej tyre të maskuar, Zyrtarët Komunal të Zgjedhjeve dhe zyrtarët policor janë sulmuar me shok bomba dhe të shtëna në ajër, për të ndaluar ushtrimin e detyrës së tyre zyrtare.” (këtu)


Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bënë të ditur se ata që sulmuan objektet e KKZ-në në veri të Mitrovicës, janë banda kriminale.

“Bandat kriminale kanë intensifikuar sulmet në veri të Kosovës. Ato e dinë se po ju vie fundi. Qeveria e Kosovës as s’bën pazare me to dhe as s’i duron ato. Bombat që hedhin, plumbat që shkrepin dhe maskat që vendosin janë pafuqia e tyre politike e popullore. Me këto krime e sulme të armatosura në veri të Ibrit, doemos do të kemi më shumë polici të Kosovës atje.” (këtu)


Pra, siç bëjnë të ditur institucionet dhe zyrtarët e lartë të shtetit të Kosovës, sulmet ndaj objekteve të KKZ-së në veri të Mitrovicës janë bërë nga grupe të organizuara me individë të maskuar të cilët kanë sulmuar edhe Policinë e Kosovës me shok bomba dhe të shtëna në ajër me qëllim të pengimit të organizimit të zgjedhjeve në këto komuna.


Analiza:

Mediat në gjuhën serbe kanë publikuar një artikull me pretendimet e pa bazuar në fakte të shefit të zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq, se forcat speciale të Kurtit hynë në zyrën e KKZ-së në veri të Mitrovicës duke shkatërruar gjithçka brenda saj.

Pretendimet e Petkoviqit, përveç që nuk mbështetën në fakte, ato i kanë mohuar edhe institucionet dhe zyrtarët e lartë të Kosovës duke bërë të ditur se sulmet në zyrat e KKZ-së në veri të Mitrovicës u bënë nga grupe të organizuara me disa individë prej tyre të maskuar, të cilët sulmuan me shok bombë dhe të shtëna në ajër.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info, vlerëson se këto pretendimet janë të pabaza dhe klasifikohen si “manipulim i fakteve”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Share With Others