[email protected]
Pjesëtari i Forcave të Armatosura të Suedisë paraqitet rrejshëm si ushtar i FSK-së
shape
shape
shape

Faqja në Facebook me emrin “FSK Forca e Sigurisë së Kosovës” ka publikuar me datë 18 janar një fotografi në të cilin paraqitet një ushtar, e që në krahun e tij të majtë shihet flamuri i Kosovës dhe një logo tjetër.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ushtari në fotografi është pjesëtar i Forcave të Armatosura të Suedisë, si dhe imazhit origjinal i është hequr fotografia e flamurit të Suedisë nga krahu i ushtarit, e cila është zëvendësuar me atë të Kosovës.


Vegëza e postimit të publikuar nëFacebook nga faqja “FSK Forca e Sigurisë së Kosovës”:

https://www.facebook.com/FSK0S0VA/posts/pfbid0oz5w1jBHBEoBUBeiAn5REXcVJVBWErQMTHBYqVKEGWuycpECQsQRH4XsijKzvji8l


Pas verifikimit të fakteve përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë fotografi të publikuar në një llogari në Instagram që mban emrin “Gamble_swe”, që publikon imazhe të Forcave të Armatosura të Suedisë”. (shih këtu)


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se flamuri i vendosur në krahun e ushtarit në fotografinë origjinale i përket Suedisë, hibrid.info ka bërë një krahasim me një fotografi tjetër të marrë nga faqja zyrtare e Forcave të Armatosura të Suedisë në Instagram. (shih këtu)


Gjithashtu, në imazhin e postuar nëFacebook nga faqja “FSK Forca e Sigurisë së Kosovës”, përveç flamurit të Kosovës, ushtarit i është vendosur edhe një emblemë tjetër. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se logoja i takon Brigadës së Reagimit të Shpejtë “Ujqit” të FSK-së. (shih fotografitë më poshtë)


Faqja “FSK Forca e Sigurisë së Kosovë” nuk është faqe zyrtare e këtij institucioni dhe numëron mbi 7 mijë ndjekës.  (shih këtu)

Faqja zyrtare e këtij institucioni të sigurisë mban emrin “Forca e Sigurisë së Kosovës” dhe numëron mbi 40 mijë ndjekës. (shih këtu)


Analiza:

Hibrid.info ka vërtetuar se një faqe nëFacebook ka publikuar një fotografi të një pjesëtari të Forcave të Armatosura të Suedisë, me pretendimin ta paraqesë si pjesëtar të FSK-së.

Fotografisë origjinali i është hequr flamuri i Suedisë, duke e zëvendësuar me atë të Kosovës. Gjithashtu, në krahun e ushtarit është vendosur emblema e Brigadës së Reagimit të Shpejtë “Ujqit” të FSK-së.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë imazh si “Mashtrim”.

Share With Others