Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Nuk është rritur çmimi i biletës në “Trafikun Urban”

HIBRID

Portali informativ “KlanKosova.tv”, dje (12 korrik) ka publikuar një artikull me titull “Shtrenjtohen edhe biletat e autobusit”.

Nga verifikimi i fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli nuk përputhet me përmbajtjen, kjo për faktin se çmimi i biletës për udhëtimin me autobusët e Trafikut Urban nuk është rritur, por pritet të rritet.

Në përmbajtje gjendet deklarata e drejtorit të Shërbimeve Publike në kryeqytet, Ilirik Musliu, i cili ka potencuar se është diskutuar mundësia për rritje të çmimit të biletave të autobusëve, me kërkesën e Bankes Evropiane për Rindertim dhe Zhvillim (BERZh).

Pra, ende nuk është marrë vendim për shtrenjtimin e biletës për udhëtimin me autobusët e Trafikut Urban, siç lë të kuptohet në titull.

Gjithashtu, vlen të ceket se në intervistën e tij dhënë për KlanKosova.tv, Musliu nuk ka dhënë ndonjë datë se kur kjo pritet të merret një vendim i tillë (shtrenjtimi i biletës). Por, në fund të kronikës, autori përfolë se “vendimi për ndryshime për transportin urban do të merret më së largu deri në shtator”.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin informativ “KlanKosova.tv”:

https://klankosova.tv/shtrenjtohen-edhe-biletat-e-autobusit-video/?fbclid=IwAR2WRui3cAde6KYGwUpJ73whGnniV–SlPp1IB8RMl9CiIoOYGxm6BVPTmA

Këtë artikull të Klan Kosova me titull jo adekuat e kanë shpërndarë edhe disa portale tjera si “Periskopi.com”, “Gazetainfokus.com”, “GazetaBlic.com” dhe “Kosova.info”.


Duhet cekur se lidhur me një vendim të tillë, ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga “Trafiku Urban”. Në faqen zyrtare të “Trafikut Urban” në kategorinë “Çmimet”, shihet se aktualisht çmimi i një bilete për një drejtim është 0.40 euro. (shih këtu)

(Screenshot i çmimores në ueb faqen e Trafikut Urban)

Analiza:

Portali informativ “KlanKosova.tv” ka realizuar një intervistë me drejtorin e Shërbimeve Publike në kryeqytet, Ilirik Musliu, i cili ka bërë të ditur se çmimi i biletës për udhëtimin me autobusët e Trafikut Urban pritet të rritet.

Por, portali i lartcekur këtij artikulli i ka vënë titull jo adekuat “Shtrenjtohen edhe biletat e autobusit”, duke lënë të kuptohet se tashmë ky vendim ka hyrë në fuqi.

Bazuar në metodologjinë e punës, ky artikull merr vlerësimin si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere