Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Në titull nuk bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Kinë

FESTIM RIZANAJ

Mediumi informativ “Kosova-sot.nfo” ka publikuar dje (26 tetor) me titull “Shpëtohen mbi 1.000 mace, po transportoheshin për t’u shitur si mish qengji”. Ndërsa në postimin e bërë në Facebook këtij titulli i është shtuar mbishkrimi “Ç???????? ë????????????ë ???? ????????????ë???????? ë????????????ë ???? ????????????ë????????!”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues sepse nuk sqaron se në cilin vend ka ndodhur ngjarja.

Lajmi sqarohet në përmbajtjen e artikullit, më saktësisht në kreun e tij, ku thuhet se, “policia në Kinë ka shpëtuar më shumë se 1,000 mace nga therja dhe shitja si mish derri apo qengji”.

Duke parë që ky portal informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) e shumica e lexuesve të tij janë shqip-folës (shih këtu), hibrid.info vlerëson se titulli si i tillë lë hapësirë për interpretim se ngjarja ka ndodhur në vendin tonë.


Vegëza e artikullit të publikuar nga “Kosova sot”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/693991/shpetohen-mbi-1-000-mace-po-transportoheshin-per-tu-shitur-si-mish-qengji/?fbclid=IwAR0NvotKHQdj3_DPxSNO-e5nICI67o0ny3kTCQCpQWAsyNoJGimcyI-UMIo

https://www.facebook.com/kosovasotnr1/posts/pfbid02u1QcPwi9F7yZgHBCddmJwzCXYoSKrAxHhjhTwUKuTAFA6u41G1dZezF8vxpYP4mTl


Për të vërtetuar se bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në Kinë, hibrid.info ka gjetur artikuj të publikuar nga mediat të huaja lidhur me ngjarjen. (këtu, këtu)


Analiza:

Portali informativ “Kosova Sot” ka publikuar një artikull në lidhje shpëtimin e 1000 maceve të cilat planifikoheshin të shiteshin si mish qengji në Kinë, por në titullin e së cilit nuk sqarohet se ku ka ndodhur ngjarja.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “clickbait”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere