Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Srbijadanas.com demantohet: Vizita e patriarkut serb në Kosovë u lejua

HIBRID

Portal informativ serb “Srbijadanas.com” ka publikuar dje (12 tetor) një artikull ku pretendohet se Albin Kurti do të tentojë të ndalojë kurorëzimin e Patriarkut Porfiri më 14 tetor në Patriarkanën e Pejës.

Sipas këtij portali, skenari i Kurtit është që ta ndalojë hyrjen në Kosovë, të partriarkut Porfiri. Autori pretendon pa fakte se edhe nëse do t’i lejohej hyrja pas presionit ndërkombëtarë, Kurti do të organizojë protesta para Patriarkanës përmes grupeve ekstremiste, me vetëdijen se protesta të tilla mund të shndërrohen në sulm të përgjakshëm ndaj klerit të kishës dhe faltoreve ortodokse serbe.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Srbijadanas.com”:

https://www.sd.rs/vesti/kosovo/pokusace-da-zabrane-ustolicenje-patrijarha-porfirija-kurti-planira-napad-na-svestenstvo-spc-i-2022-10-12

Pjesë të artikullit të publikuar në “Srbijadanas.com”:

Kryeministri i institucioneve të përkohshme në Prishtinë, Aljbin Kurti, do të tentojë të ndalojë kurorëzimin e Patriarkut Porfiri më 14 tetor në Patriarkanën e Pejës.

Ai fillimisht do të tentojë që kreut të Kishës Ortodokse Serbe t’ia ndalojë hyrjen në Kosovë dhe nëse përballet me reagim të fortë nga ndërkombëtarët, do ta ndryshojë këtë vendim, por do të organizojë protesta para Patriarkanës përmes grupeve ekstremiste. Kurti është i vetëdijshëm se protesta të tilla mund të shndërrohen në sulm të përgjakshëm ndaj klerit të kishës ortodokse serbe dhe faltoreve ortodokse, por nuk i intereson kjo.


Pretendimet e portalit informativ se do t’i ndalohet hyrja në Kosovë patriarkut Porfiri për të marrë pjesë në kurorëzimin e tij në Patriarkanën e Pejës, nuk doli të jetë e vërtetë për faktin se patriarkut Porfiri i është dhënë leja e hyrjes në Kosovë.

Në ueb-faqen zyrtare të Kishës Ortodokse Serbe bëhet e ditur se Patriarku serb Porfiri më 12 tetor (dje) ka mbërritur në Patriarkanën e Pejës. (këtu)

Hyrjen në Kosovë të patriarku Porfiri e ka konfirmuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në një konferencë për shtyp tha se patriarku e ka marrë lejen dhe ai mund të shkojë në patriarkanë: (këtu)

“Duhet të fokusohemi te patriarku që ka marrë lejen. Kjo është shumë mirë dhe ai mund të shkojë në patriarkanë. Do të ishte mirë që si kreu i Kishës Ortodokse Serbe të distancohej nga Kremlini dhe të dënonte pushtimin rus të Ukrainës dhe kështu do të kontribuoi për paqen dhe sigurinë në Evropë”.

Pretendimet rreth asaj se Kurti do të organizojë protesta përmes grupeve ekstremiste me vetëdijen se ato mund të përshkallëzohen në një sulm të përgjakshëm ndaj klerit dhe kishës ortodokse serb janë pretendime tendencioze dhe të pabazuara në fakte.


Analiza:

Portali informativ serb “Srbijadanas.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se Albin Kurti do të tentojë të ndalojë kurorëzimin e Patriarkut Porfiri më 14 tetor në Patriarkanën e Pejës.

Bazuar në pretendimet e tyre Kurti do t’ia ndalojë hyrjen në Kosovë patriarkut Porfiri, edhe nëse do t’i jap leje me presionin ndërkombëtarë ai do të organizojë protesta nëpërmjet grupeve ekstremiste për të parandaluar kurorëzimin e tij.

Sa i përket lejes për me hy në Kosovë, Patriarku ka arritur në Patriarkanën e Pejës ku do  bëhet kurorëzimi i tij.

Pretendimet tjera janë tendencioze dhe të pabazuara në fakte apo informacione relevante.

Hibrid.info, në bazë të metodologjisë së punës vlerëson se këto pretendime janë “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere