Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Vranica nuk ka thënë se 10 mijë punëtorë nga sektori i gastronomisë janë larguar nga Kosova

FATBARDH DEMA

Mediumi në gjuhën serbe “KosovoOnline.com” ka publikuar një artikull me titull “Vranica: Që nga 1 janari, 10,000 punëtorë në industrinë e hotelerisë janë larguar nga Kosova”.

Gjithashtu, edhe në kreun e artikullit, mediumi në gjuhën serbe pretendon se përfaqësuesi i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica ka thënë se nga data 1 janar, nga Kosova janë larguar 10 mijë punëtorë të sektorit të gastronomisë.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pretendimi i bërë nga ana e mediumit në gjuhën serbe, është i pasaktë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “KosovoOnline.com”:

https://www.kosovo-online.com/vesti/politika/vranica-od-1-januara-kosovo-napustilo-10000-radnika-iz-oblasti-ugostiteljstva-12-1?fbclid=IwAR1XGTmv22bkNUYCAe0YaHBvVMEQU1QvkJ3XDHlPoHC_aEHy2-AEr1fFAJI


Pjesë nga artikulli i publikuar në mediumin në gjuhën serbe “KosovoOnline.com”, i përkthyer në shqip:

Vranica: Që nga 1 janari, 10,000 punëtorë në industrinë e hotelerisë janë larguar nga Kosova

Përfaqësuesi i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica, tha se që nga hyrja në fuqi e vendimit për liberalizimin e vizave më 1 janar, nga Kosova janë larguar 10 mijë punëtorë të atij sektori, shumë prej të cilëve kanë kërkuar pushim pa pagesë.


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë intervistën e përfaqësuesit të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica, dhënë për mediumin Klan Kosova. (shih këtu)

Vranica, sipas statistikave që thotë se i ka nga tereni, është shprehur se ka braktisje të punës pas liberalizimit të vizave, e që sipas tij deri në 10 mijë persona e kanë liruar vendin e punës.

I pyetur nga gazetaret se kjo shifër a ka të bëjë vetëm me personat e punësuar në sektorin e gastronomisë, Vranica u shpreh se “jo, unë po flas në përgjithësi”.

Pra, shifra prej 10 mijë punëtorë të larguar nga Kosova, sipas Vranicës nuk janë vetëm nga sektori i gastronomisë, siç pretendon mediumi në gjuhën serbe. (shih këtu videon nga minuta 5:19)


Analiza:

Një medium në gjuhën serbe ka pretenduar pa saktë se përfaqësuesi i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica ka thënë se nga data 1 janar, nga Kosova janë larguar 10 mijë punëtorë të sektorit të gastronomisë.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se Vranica në këtë shifër nuk i ka përfshirë vetëm punëtorët e sektorit të gastronomisë, por në përgjithësi punëtorët edhe të sektorëve të tjera që janë në marrëdhënie pune.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson artikullin e “KosovoOnline.com” si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere