Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Ministrja serbe pretendon pa fakte se pagesa e rrymës në veri është bërë nga Serbia

HIBRID

Zëvendëskryeministrja e Serbisë dhe Ministrja e Energjisë, Zorana Mihajloviq, është shprehur se vendimi i KOSTT në Kosovë për të mos mbuluar shpenzimet e energjisë elektrike për komunat veriore është presion mbi serbët.

Mihajloviq ka pretenduar pa fakte se kjo është një tjetër gënjeshtër dhe një komplot i organizuar kundër popullit serb në Kosovë, dhe se borxhi prej 17 milionë eurosh që KOSTT ka raportuar deri në dhjetor 2020 nuk është i vërtetë, pasi sipas saj, deri në dhjetor të vitit 2020, furnizimi i veriut ka ardhur direkt nga Serbia.

“Ka një seri tjetër të gënjeshtrave dhe konspiracioneve të orkestruara kundër popullsisë serbe në Kosovë. Borxhi prej 17 milion euro që KOSTT e raportoi në dhjetor 2020 është një rrenë. Është rrenë sepse deri në dhjetor furnizimi me rrymë në Serbi është bërë direkt nga Serbia”, u shpreh Mihajlovic për të përditshmën serbe “Tanjug”.


Vegëza e artikullit të publikuar në “tanjug.rs” me deklaratën e dhënë nga ministrja e Energjisë në Serbi, Zorana Mihajloviq:

http://www.tanjug.rs/full-view.aspx?izb=699730


Ndërsa në anën tjetër, gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, kryesuesi i bordit të KOSTT, Jeton Mehmeti, ka thënë se gjatë këtij muaji KOSTT ka ndërprerë ndarjen e mjeteve për mbulimin e shpenzimeve të energjisë elektrike në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, për shkak se ka përfunduar marrëveshja në mes të KOSTT dhe Qeverisë së Kosovës.

Ndër të tjera Mehmeti tha se që nga 2017-ta për pagesën e rrymës në katër komunat veriore shuma totale është 27 milionë e 806 mijë euro ku 10 milionë euro kanë qenë nga Qeveria e Kosovës ndërsa mbi 17 milionë janë paguar nga KOSST-i.

Vegëza e njoftimit në uebfaqen e KOSST-it për ndërprerjen e pagesës së rrymës në veri:


Analiza:

Ministrja e Energjisë në Serbi, Zorana Mihajloviq ka pretenduar pa fakte që shteti serb ka paguar energjinë elektrike në veri të Kosovës. Ndërsa në anën tjetër KOSTT e dëshmon të kundërtën se pagesa është kryer nga pala kosovare.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere