Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Këshilla shëndetësore të pa verifikuara

HIBRID

Disa media online në gjuhën shqipe kanë publikuar një artikull me titull “Si ta zbuloni nëse keni probleme me gjëndrat tiroide”.

Këshillat shëndetësore të trajtuara në këtë artikull që kanë të bëjnë me çrregullime hormonale, nuk kanë referenca dhe nuk u dihet burimi i informacionit.

Pjesë të shkëputura nga artikulli:

“Tiroidja shfrytëzon jodin që marrim nga ushqimet për të çliruar hormonet T4 dhe T3, të cilat shkojnë në gjak. Sipas të dhënave këto hormone diktojnë metabolizmin, tretjen, rënien në peshë, plakjen e të tjera”

Vegëzat e artikullit të botuar në disa media online:

https://frontonline.net/si-ta-zbuloni-nese-keni-probleme-me-gjendrat-tiroide/

https://www.lajmetari.com/sq/Shendetesi/Si-ta-zbuloni-n%C3%ABse-keni-probleme-me-gj%C3%ABndrat-tiroide


Analizë:

Ky shkrim nuk posedon burim të informacionit, që tregon qartë se nga është marrë ky studim. Gjithashtu, faktet që paraqiten në tekst nuk janë të verifikuara. Shkrime të tilla, me këshilla mjekësore, por ta pa verifikuara, shpesh herë publikohen në mediat online të Kosovës. Hibrid.info e kategorizon këtë tekst si “Përmbajtje e pa verifikuar” me qenë se këshillat shëndetësore e paraqitura në artikull nuk u referohen ndonjë zbulimi si dhe nuk i dihet burimi i informacionit.

Arsyetimi:

Përmbajtje e pa verifikuar

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere