Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Imazhi nuk paraqet asfaltimin e një rruge në Maqedoninë e Veriut, por është realizuar në vitin 2017 në një fshat në Malin e Zi

FATBARDH DEMA

Portali “Kercova.net” ka publikuar dje (8 shkurt) një postim në faqen e tij në Facebook, në të cilin paraqiten pamjet e asfaltimit të një rruge.

Këtij imazhi, ky portal i ka vënë mbishkrimin “Atmosfera në Maqedoni para zgjedhjeve”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se imazhi është i vjetër dhe se nuk është realizuar në Maqedoninë e Veriut.

Ky portal është munduar që këtë imazh ta paraqesë si aktual, të realizuar diku në Maqedoninë e Veriut, para zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen më 8 maj të këtij viti. (këtu)


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga “Kercova.net”:

https://www.facebook.com/kercova.net/posts/pfbid02iS2vfFH4HwmzfhkkFcCdTbXWSYYQDNqFPpaQ6x8MvGSXim9VD1VzDeidXd7JzaUNl


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur imazhin e njëjtë të publikuar nga mediumi malazez “RadioPetnjica.com” me datë 4 tetor 2017. (shih këtu)

Screenshot i artikullit të publikuar nga portali “RadioPetnjica.com” me datë 4 tetor 2017


Në përshkrimin e këtij imazhi, sqarohet se pamjet tregojnë asfaltimin e një rruge në fshatin Petnjica në Malin e Zi.


Analiza:

Portali “Kercova.net” ka publikuar një imazh të vitit 2017 të realizuar në Mal të Zi, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual.

Përmes këtij imazhi pretendohet rrejshëm se asfaltimi i një rruge në Maqedoninë e Veriut paraqet atmosferën para zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen më 8 maj.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere