Të fundit | Kur temat sociale bëhen karrem për klikime Të fundit | Mbishkrimet nuk e tregojnë se vendimi për këto shtesa është marrë në Greqi Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë… Të fundit | Videoja e vjetër nga Indonezia paraqitet rrejshëm si gjendje e rrugëve në K… Të fundit | Rikthehet narrativa e pabazë se bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri–Kroaci përbën… Të fundit | Imazhi i pretenduar i Albin Kurtit me Lidija Sokoloviq, i gjeneruar nga IA Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme dhe të pabazuara për figurat politik… Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon…
[ ARTIKULLI ]

Artikull me gjetje të pa verifikuara

HIBRID

“kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Ilaçi shtëpiak, që parandalon bakterin Escherichia coli”.

Në këtë artikull paraqitet receta e ilaçit për të mposhtur bakterin “Escherichia coli”, të cilin siç aludohet, mund të përgatitet në kushte shtëpie. Megjithatë, këtij artikulli i mungon burimi i informacioni dhe referencat e studimit të parafrazuar.

Teksti i artikullit të publikuar nga “Kosova Sot”:

Bakteri “Escherichia coli”, në mënyrë natyrale gjendet në zorrën e trashë, ku është e domosdoshme në parandalimin e përhapjes të baktereve të këqija. Mirëpo, kur të shfaqet diku tjetër në organizëm, mundet të shkaktojë telashe. Në rastet më të shpeshta shkakton telashe në traktin urinar, duke shkaktuar edhe infeksion në fshikëzën e urinës dhe vështirësi të ngjashme. Në kanalet e urinës, pikërisht shkaku i këtij bakteri shfaqen infeksione të ndryshme, e mjekësia shpeshherë nuk ia del ta shërojë apo përmirësojë këtë problem. Në vijim ju paraqesim recetën e ilaçit, të cilin mund ta përgatitni në shtëpinë tuaj dhe ta ruani trupin nga “goditja” me antibiotik

PËRBËRËSIT:

– 1 litër verë të bardhë – 3 deri 4 gjethe të rozmarinës – 10 thelb të hudhrës

PËRGATITJA:

Hudhrën e imtësoni, e shtoni në verë e më pas shtoni edhe rozmarinën. Të gjithë këta përbërës për dhjetë ditë rresht le të qëndrojnë ashtu në temperaturën e dhomës. Kohë pas kohe ta përzieni kavanozin. Personat e rritur le të përdorin një lugë të madhe, ndërsa fëmijët le të përdorin një lugë të vogël të çajit, çdo mëngjes në lukth të zbrazët. Ky ilaç le të përdoret për dyzet ditë rresht, e më pas bëni një pauzë dhe vizitoni mjekun për një kontroll.

Vegëza e artikullit të publikuar nga “Kosova Sot”:

https://www.kosova-sot.info/shendetesia/512694/ilaci-shtepiak-qe-parandalon-bakterin-escherichia-coli-quot/?fbclid=IwAR3fz95-f0mhr8bQTNsDoa63NFxPTKKiN3awilNxY7F7e0UrnelqREvy_rw


Analiza:

Artikullit të publikuar nga Kosova Sot i mungon burimi i informacionit, që tregon saktë se nga është marrë ky studim. Ky lajm mund të jetë i vërtetë, por përderisa i mungojnë referencat që qartësojnë se nga cili studim apo hulumtim është marrë ky ilaç, atëherë artikulli kategorizohet si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Përmbajtje e pa verifikuar – Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere