Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Borrell: BE e pafuqishme ndaj sulmeve hibride të Kinës

HIBRID

Shërbimi i jashtëm i Bashkimit Evropian (BE) nuk ka burime dhe as autoritet për t’i luftuar në mënyrë efektive sulmet hibride që vijnë nga Kina, ka thënë shefi politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Sot, ne nuk kemi një mandat për të studiuar dezinformimin që vije nga Kina”, tha Borrell para anëtarëve të Komitetit për Ndërhyrje nga Jashtë të Parlamentit Evropian.

Ai tha se BE kishte qenë nën presion të vazhdueshëm gjatë vitit të kaluar nga vendet që shtrembërojnë informacionin dhe përhapin dezinformim për të çuar përpara interesat e tyre politike. Përderisa BE ka rritur angazhimin për të zhbllokuar fushatat e dezinformimit nga Moska, Borrell tha se “Ne kemi shumë pak burime për të studiuar dezinformimin nga Kina”.

Ai tha se politika e jashtme e BE-së nuk ka burimet e “nevojshme për të kundërshtuar fushatat kineze që kanë për qëllim të ndikojnë në politikën evropiane.

Sulmet hibride “kanë synuar vlerat tona demokratike, hapësirën tonë të informacionit dhe madje edhe infrastrukturën tonë, infrastrukturën tonë kritike gjatë pandemisë”, tha ai, duke e quajtur krizën globale të shëndetit “një terren të vërtetë prove për taktikat e reja hibride”.

Departamenti i dezinformimit të shërbimit të jashtëm të BE-së ka një njësi të dedikuar për sulmet dhe fushatat dezinformuese ruse. Zyrtarë të tjerë monitorojnë fushatat nga e gjithë bota, por ata janë me staf dhe me burime të pamjaftueshme për të trajtuar numrin në rritje të sulmeve hibride.

Borrell tha se Evropa është në disavantazh në përpjekjet e saj për të mbrojtur veten nga fushatat dezinformuese të Rusisë që synojnë Evropën: “Ne nuk kemi aftësinë për të prodhuar informacion masivisht duke paraqitur pikëpamjet tona”, tha ai.

Shefi i jashtëm i BE-së tha se kjo organizatë ka mundësi që t’i identifikojë fushtatat dezinformuese, por jo edhe të mbrohet nga ato.

(Artikull nga www.politico.eu)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere