Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Top temat e vitit 2020, që u përdorën për krijimin e lajmeve të rreme

HIBRID

Falë virusit COVID-19, zgjedhjeve përparëse në SHBA dhe konflikteve të ndryshme të hapura në shumë vende të botë, 2020 ka ofruar një hapësirë pjellore për shpërndarje virale të keqinformimeve.

Teoritë e konspiracionit dhe pretendimet e rreme përhapen me shpejtësi, duke nxitur njerëzit të ndërmarrin veprime jo të duhura në jetën reale.

Monitoruesja e BBC-së, Olga Robinson ka renditur disa nga trendët kryesore të tregimeve keq-informuese të publikuara dhe shpërndara gjatë 12 muajve të fundit.

Keqinformimet, teoritë konspirative dhe këshillat e këqija shëndetësore rreth virusit Korona, kanë vërshuar rrjetet sociale. Ndër faktorët kryesor që ndikuan në shpërndarjen e këtyre lajmeve të rreme ishin figurat politike, artisë dhe figura publike.

Tema tjetër që ndikoi në krijimin e lajmeve të rreme dhe teorive konspirative ishte edhe zgjedhjet presidenciale në SHBA. Ndër pretendimet kryesore ishin vjedhja e votave, të cilat u argumentuan si të rreme nga organet përgjegjëse dhe mediat e pavarura. Gjatë këtij viti zgjedhor në SHBA, u përhapën edhe disa teori tjera konspirative me ndikim të madh në audiencën digjitale. QAnon ishte lëvizja konspirative që mbizotëroi rrjetet sociale.

Konfliktet në vende e rajone të ndryshme të botës, gjithashtu ishin pre e lajmeve të rreme dhe teorive konspirative. Duke filluar nga përplasja në kufirin mes të Kinës dhe Indisë e deri të lufta në rajonin Nagorno-Karabhak mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, ballafaqimet e armatosura kanë qenë nxitës për krijuesit e lajmeve me përmbajtje të rreme.

(Artikull i BBC)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere