Të fundit | Kujtesa që chatbot-i ruan për ty mund të formësojë realitetin informativ që… Të fundit | Kur fotografia nuk identifikohet me ngjarjen Të fundit | SMS mashtrues në emër të një banke Të fundit | Paraqitet njëanshëm dhe si fakt i kryer pretendimi se Ilir Kërçeli i shkroi… Të fundit | Rritja e mashtrimeve në Facebook Marketplace dhe rreziku për përdoruesit Të fundit | Titulli nuk e qartëson se pagat janë rritur në Zvicër Të fundit | Kufijtë e gazetarisë në drejtim të PR-it, influencës dhe politikës Të fundit | Roli i hiperlinkut në gazetarinë digjitale dhe mungesa e tij si faktor i ke… Të fundit | Grafiti në Zubin Potok dhe pretendimet pa prova për kërcënim ndaj serbëve s… Të fundit | Sondazh i rremë për mbështetjen e subjekteve politike në Kosovë
[ ARTIKULLI ]

Nuk parashikohet stuhi në Kosovë gjatë ditëve të ardhshme

FATBARDH DEMA

Portali “Botapress.info” ka publikuar sot një artikull me titull “Erdhi dimri: Këtë ditë Kosova do të përfshihet nga reshjet e borës dhe stuhia”.

Këtë informacion, ky portal e ka bazuar në faqen në Facebook “Prishtina Weather”, e cila publikon parashikimin e motit për Kosovë dhe Rajon. (shih këtu)

Mirëpo, pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se artikulli i publikuar nga portali “Botapress.info” përmban titull të pasaktë me pretendimin se Kosova gjatë ditëve të ardhshme do të përfshihet nga stuhia.

Faqja “Prishtina Weather” gjatë parashikimit të motit për 5 ditët e ardhshme nuk ka përmendur në asnjë rast se vendi ynë do të përfshihet nga ndonjë stuhi.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Botapress.info”:

https://botapress.info/erdhi-dimri-kete-dite-kosova-do-te-perfshihet-nga-reshjet-e-bores-dhe-stuhia/?fbclid=IwAR3SipuS7PXuIfWVZ4Ot8KSWMri6PTG6l_oLyure-x48n9JRFcsz7VbfvOc

Ky artikull i publikuar nga portali i lartcekur, është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet “Botapress” dhe “Rugova press.” (shih këtu dhe këtu)

Këto faqe në mbishkrimin e këtij artikulli, përveç që kanë pretenduar rrejshëm se Kosova do të përfshihet nga stuhia, poashtu kanë raportuar pa saktë se “BORE E MADHE NGA KJO DITE NE KOSOVE”. (shih fotografitë më poshtë)


Në postimin e faqes “Prishtina Weather” të publikuar sot (18 janar), nuk ka parashikohet “stuhi dhe borë e madhe” gjatë ditëve të ardhshme në Kosovë. (shih këtu)


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se gjatë javës së ardhshme nuk parashikohet të ketë mot me reshje të mëdha të borës apo stuhi, wshtw trajtuar parashikimi i motit edhe në platformën online për parashikimin e motit “Weather.com”. (shih këtu, këtu, këtu, këtu dhe këtu parashikimin e motit për disa nga qytetet kryesore në Kosovë)


Analiza:

Portali “Botapress.info” ka publikuar parashikimin e motit të postuar nga faqja në Facebook “Prishtina Ëeather”.

Mirëpo, këtij artikulli, ky portal i ka vënë titull të sajuar me pretendimin se është parashikuar të ketë stuhi gjatë ditëve të ardhshme në Kosovë.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se “Prishtina Weather” nuk ka parashikuar të ketë stuhi në vendin tonë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere